×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Marrëdhëniet politike mes Kosovës dhe Shqipërisë në pikën më të ulët, ndërhyrjet e Kurtit po dëmtojnë koordinimin

    FrontOnline
    28 Nëntor 2024

    Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për FrontOnline, e theksoi si alarmante situatën e marrëdhënieve politike mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke e quajtur atë në pikën më të ulët të mundshme. Ai u shpreh se, pavarësisht numrit të madh të marrëveshjeve të përbashkëta dhe aktiviteteve kulturore e ekonomike që lidhen me bashkëpunimin rajonal, koordinimi dhe konsensusi politik midis dy vendeve kanë degraduar ndjeshëm.

    ‘’ Tash e 25 vite ka një numër të madh të marrëveshjeve të përbashkëta dhe një aktivitet të madh që përfshinë edhe kalendarin kulturor edhe në sektorin e ekonomisë edhe në çështjen e Doganave dhe çështje tjera. Por mardhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës janë në pikën më të ulët të mundshme. E kam fjalën për për ato politike dhe për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta për zbatimin e zotimeve të përbashkëta’’ u shpreh ai.

    Haziri e theksoi fragmentizimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve për shkak të ndërhyrjeve të papërshtatshme dhe strategjive të politikës së brendshme, duke përmendur ndërhyrjet e kryeministrit Albin Kurti në proceset zgjedhore në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

    Ai vuri në dukje se historikisht ka ekzistuar një bashkëpunim politik mes partive shqiptare, pavarësisht ideologjive, duke e filluar këtë traditë nga liderë si Ibrahim Rugova dhe Ramiz Alia deri te Sali Berisha e Fatos Nano gjatë viteve të vështira të luftës.

    ‘’Ka ekzistu një bashkëpunim politik mes partive politike pavarësisht ideologjive. Ibrahim Rugova dhe Ramiz Alia e kanë hapur kaptinën e parë të bashkëpunimit, masnej është vazhduar me Rugovën e Sali Berishën, që përfshinë edhe rolin e ministrave, në atë kohë Bukoshi e Fatos Nano apo në kohën e luftës Ilir Meta e Pandeli Majko’’, potencoi nënkryetari i LDK-së.

    Lutfi Haziri, ka shprehur shqetësim mbi përpjekjet e Kryeministrit Albin Kurti për të ndikuar në proceset zgjedhore jashtë Kosovës, konkretisht në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

    “Kurti është i pari që ka ndërhyrë në zgjedhje jashtë Kosovës, duke u përpjekur të ndikojë në proceset politike në Shqipëri dhe Maqedoni. Por tani, ne kemi një situatë ku nuk ka dinamikë ashtu siç do të duhej të ishte.” u shpreh Haziri.

    Raportet politike Kosovë-Shqipëri në pikën më të ulët

     

    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2024
    Në 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nga pika kufitare në Morinë parakalojnë ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës drejt Tiranës e Vlorës. Top...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit. Në një postim...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Për herë të parë që nga pas lufta, në objektin e Komunës së Zveçanit, është mbajtur seanca solemne për nder të 28...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit. Nëpërmjet një fotografie të flamurit kombëtar të postuar në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Për të dytin vit radhazi Bashkia e Tiranës do të organizojë Paradën e Shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rastin e...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi e kishte ngacmuar një grua. I njëjti...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti me qëllim të përfitimit të një kredi në një bankë komerciale, kishte...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një grua është arrestuar në Prishtinë pasi që e njëjta pas një zënke që kishte pasur me bashkëjetuesin e saj, e kishte...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar të mërkurën në Zveçan nën dyshimet se i njëjti ka kanosur verbalisht motrën e tij. Sipas policisë, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.