×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: LDK s’e ka problemin me Haxhiun, do të votojmë kundër sa herë që Kurti tenton të imponojë kandidaturën

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij ka pasur raste kur ka votuar për kandidatura të LVV-së, ndonëse s’kanë pasur marrëveshje politike. Haziri ka përmendur kur kanë votuar për Glauk Konjufcën dhe kur kanë qëndruar në sallë kur është zgjedhur Vjosa Osmani presidente. Megjithatë ai thotë se LVV s’ka krijuar ambient e mirëbesim politik, shkruan Gazeta Express.

    “Me pas kriju amibent e mirëbesim politik, ka pasur raste kur ne kemi votu. Ia kemi votu Glauk Konjucën. Para katër vitesh pa kurrfarë marrëveshje e kemi… “, ka thënë Haziri.

    Ai ka thënë se nuk e kanë problemin me emrin e përveçëm të Albulena Haxhiut, por me parimin. Ai thotë se LDK secilin propozim që vjen do të votojë kundër, meqë s’mund të imponohet një kandidaturë e të bëhet presion politik e publik.

    “S’kemi problem emrin e përveçëm. Për ne është parimi. Ne votojmë kundër propozimit. Secili propozim që vjen. E vetmja rrugë është të mos imoponojë, të mos bëjë presion politik e publik”, ka shtuar ai.

    “Ata kanë marrë mandat me bo zgjidhje, jo zgjedhje. Ne e kemi votën kundër, ata duhet bëjnë përpjekje t’i bëjnë 61. S’ka përpjekje për të tejkaluar këtë situatë. S’kanë kriju partneritet. Kanë polarizu, kanë ofendu”, ka thënë tutje Haziri.

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2025
    Gjetja e një foshnje të porsalindur pa shenja jete në një deponi mbeturinash në fshatin Butovc, sa tmerroi opinionin publik po aq...
    Lajme25 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar përparimet në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Në Facebook, Kurti ka publikuar...
    Lajme25 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbaj konferencë për media. Nga kjo parti nuk kanë treguar arsyejen e...
    Të tjera
    Vip25 Maj 2025
    Artistja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka reaguar në rrjete sociale ndaj komenteve negative që ka marrë, kryesisht nga llogari...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Qeveria gjermane planifikon të zbatojë një marrëveshje koalicioni javën e ardhshme për të forcuar më tej ligjet e imigracionit, të cilat përfshijnë...
    Sport25 Maj 2025
    Fenerbahce Beko ka siguruar titullin e dytë të Euroligës në histori të dielën me një fitore bindëse 81-70 ndaj Monacos në Etihad...
    Lajme25 Maj 2025
    Gjyqtarët dhe prokurorët serbë që dhanë dorëheqje në veri të vendit në nëntor të vitit 2022, kanë qenë temë diskutimi në takimin...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Mediat gjermane kanë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit tragjik rrugor që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme pranë qytetit Koblenz, në...
    Lajme25 Maj 2025
    Kosova për herë të parë do të presë komandën e një divizioni të ushtrisë amerikane, në kuadër të ushtrimit më të madh...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.