Lutfi Haziri i cili ishte kandidat për kryetar të LDK por i cili nuk arriti të sigurojë votat për të udhëhequr më këtë parti ka deklaruar se do të qëndroj mbrapa çdo ditë, çdo kohë.
“Na kanë trazuar se si do ta kalojmë këtë proces. Sot ju dëshmuat se ato vlerësime kanë rënë për toke. LDK është shkollë politike, do të vazhdojmë të punojmë bashkë për LDK. Kryetari i ri i joni është kryetari me moshën më të re” ka thënë ai