×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: LDK e gatshme të shkojë në zgjedhje, nëse s’ka marrëveshje për president

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se për t’u zgjidhur ngërçi politik sa i përket çështjes së presidentit, dialogu siç ka thënë Haziri, duhet të bëhet pa kushtëzime nga partitë politike.

    Në një bisedë për GazetaBlic, i pari i Gjilanit ka shtuar se deri më tani nuk është arritur gjuhë e përbashkët sa i përket çështjes së presidentit.

    Haziri ka thënë se përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka vënë kushte në këtë drejtim, siç ka thënë ai, nuk duhet të ketë edhe nga partitë e tjera.

    “Nuk ka marrëveshje ende për çështjen e presidentit, do të provohet ende me u bë një marrëveshje. Besoj që të gjitha rrugët nuk janë shtjerr për me ardhur deri tek një marrëveshje e madhe. Sidoqoftë, çështja tash është nivel politik, iniciativa e LDK-së është për dialog të brendshëm lidhur me zgjidhjen e presidentit. LDK s’ka vënë kushte dhe nuk është e udhës që edhe partitë tjera të hynë në dialog m kushtëzime, pasi në bisedime duhet të ulen liderët pa kushte për zgjidhur një president, i cili fiton besimin e shumicës në Kuvend”, ka thënë Haziri.

    Haziri ka potencuar se nëse një gjë e tillë nuk arrihet me kohë, vendi, sipas tij, do të shkojë në zgjedhje, për të cilat Haziri thotë se LDK është e gatshme.

    “Nëse nuk zgjidhet presidenti, Kushtetua s’jep tjetër mundësi, përveç zgjedhjeve. E nëse ka, LDK është e gatshme gjithmonë për zgjedhje”, është shprehur ai.

    Deri më tash, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që është pjesë e koalicionit qeverisës, ka propozuar që për president të ardhshëm të vendit të jetë vetëm lideri i saj, Ramush Haradinaj.

    Këtë e ka thënë edhe vetë Ramush Haradinaj, duke shtuar se paraqitja e kandidaturës së tij për president të vendit ka qenë një ofertë për partitë e tjera, në mënyrë që të gjendjet një zgjidhje dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    Haradinaj thotë se nëse nuk ka marrëveshje për kandidaturën e tij, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

    Të njëjtën gjë e kanë thënë edhe zyrtarë tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    Mundësinë e shkuarjes në zgjedhje s’e ka përjashtuar edhe kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti.

    “Jemi në përpjekje për të tejkaluar situatën për takim. Nuk përjashtohet edhe mundësia e organizimit të zgjedhjeve”, ka thënë Hoti ditë më parë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur sot në Burojë të Skenderajt në orën...
    Lajme18 Mars 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron...
    Lajme18 Mars 2025
    Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re. Opozita pranon se bisedime joformale po zhvillohen në prapaskenë,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Përpara bisedës së tij telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, Vladimir Putin ka folur me bizneset ruse dhe u ka thënë atyre...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ku shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar...
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka reaguar pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Arfiti ka...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një aeroplan i vogël që ishte nisur për në Danimarkë është rrëzuar në Alpe në Zvicrën juglindore, duke lënë të vdekur tre...
    Sport18 Mars 2025
    Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi, ka deklaruar se është gati të rikthehet në stolin e trajnerit. Pas shkarkimit nga Barça në fund të...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Kryeministri shqiptar, Edi Rama inspektoi të martën Bazën Ajrore të Kuçovës dhe u takua me punonjës të saj, i shoqëruar nga Ministri...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.