Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri për fitoren e presidentit të ri të SHBA, Donald Trump thotë se është rikthim historik për Amerikën dhe botën.
“Hoti është kryeministri i fundit kur ka qenë një marrëveshje Hoti-Trump dhe Vuçiq-Trump fitorja dhe rikthimi i tij është historik edhe për Amerikën edhe për Botën” tha Haziri.
Haziri për FrontOnline thotë se administra Trump do të bazohet në marrëveshjen e 4 shtatorit për raportet Kosovë-Serbi.
“Marrëveshja e 4 shtatorit është marrëveshje në të cilën do të bazohet administrata Trump në raportet Kosovë-Serbi që e ka parimin ekonomik për normalizimin e raporteve në këtë pjesë të Botës duhet të pritet faza e tranzicionit” deklaroi Haziri.
Trump do të merret me çështjet e brendshme se nuk është Kosova në 30 prioritet e tij të para. Por marrëdhëniet me SHBA janë të pathyeshme dhe të pa prekshme dhe kjo do të konfirmohet edhe tash nga presidenti i zgjedhur.
Për Hazirin, Qeveria Kurti e ka trajtuar çdo gjë amerikane një hap para dhe dy hapa mbrapa.
‘’Qeveria e Kosovës e ka mënjanuar marrëveshjen Hoti-Vuçiq nuk e ka trajtu si marrëveshje të qëndrueshme dhe në interes të Kosovës. Biden duhet ta falënderojmë se ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme që kur nis një marrëveshje gjithë përfshirje obligative të ndodh por kjo është sabotuar nga palët edhe Qeveria e Kosovës e ka trajtuar një hap para dhe dy mbrapa gjithçka çka ka ndodhur gjatë katër viteve nuk është trajtuar me urgjencë’’ potencoj Haziri.
Ai beson se marrëveshja e 4 shatorit e vitit 2020 mes kryeministrit Avdullah Hotit dhe Presidentit Trump, është dhe pritet të jetë në funksion.
‘’Ne presim që Trump të jetë i angazhuar si administrata në këtë pjesë por marrëveshja e 4 shtatorit është ose pritët të jetë në funksion’’ u shpreh Haziri.
Formimi i i ushtrisë dhe njohja nga Izraeli / Rikthimi i presidentit Trump, ja çka e pret Kosovën