×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Kërkesat shtesë për anëtarësim në KiE si pasojë e mos përfaqësimit të mirë të interesit të Kosovës

    FrontOnline
    10 Maj 2024

    Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, lidhur me themelimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE, thotë për “Front Online” se kryeministri Kurti duhet ta zbatojë Marrëveshjen që vet ai personalisht e ka nënshkruar, që njihet si marrëveshja Kurti-Vuçiq të 28 shkurtit 2023 në Bruksel.

    Haziri thotë se kërkesat që kanë avancuar në demarsh nga shtetet partnere për anëtarësimin në KiE është çështje e mos menaxhimit të mirë dhe mos përfaqësimit të mirë të interesit të Republikës së Kosovës.

    “Kjo nuk ka të bëjë me pozicione politike të partive, kjo çështje i takon kryeministrit si kryenogociator dhe si autoriteti më i lartë ekzekutiv të Republikës së Kosovës. Ai është në këtë pozicion dhe duhet ose ta zbatojë Marrëveshjen që vet ai personalisht e ka nënshkru, që njihet si marrëveshja Kurti-Vuçiq të 28 shkurtit 2023 në Bruksel. Këtu nuk ka asgjë tjetër. Kërkesat që kanë avancuar në demarsh nga shtetet partnere për anëtarësimin në Këshillin e Evropës është çështje e mos menaxhimit të mirë, e mos pjesëmarrjes aktive në negociata dhe mos përfaqësimit të mirë të interesit të Republikës së Kosovës”, thotë Haziri

    Mirëpo se si do shihet prej vendeve aleate ky mos zbatim i kërkesës së tyre nga Qeveria Kurti, Haziri thotë se është mosbashkëpunim, mosmirënjohës dhe mos angazhim në negociata.

    “Mosbashkëpunim, mosmirënjohës dhe mos angazhim në negociata sepse në një angazhim serioz dhe me negocim aktiv do të ishte përmisuar pozicioni i Kosovës përkundër kësaj tani Kosova është nën masa ndëshkuese, ka filluar me 240 milionë € për këto një vit ka shkuar në 420 milionë efekti financiar dhe Kosova është përfshirë në pakon financiare të BE-së prej 960 milionëve, sepse mbetet kërkesë jo kusht, por kërkesë që Kosova t’i zbatojë obligimet e veta që dalin prej marrëveshjeve Kurti-Vuçiq “, tha tutje Haziri.

    Haziri konsideron se e vërteta reale është kjo, që Qeveria ka obligim të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara vet dhe fjalët tjera janë për konsum ditor dhe politika populiste.

    “Kjo është pozicioni real, se çka thonë të tjerët për konsum ditor, politika populiste dhe për pozicionet e caktuara politike është çështje që lidhet me Qeverinë dhe me shumicën politike që përfaqësohet nga Vetvedosje dhe argatët e saj”,
     perfundoi Haziri për Front Online.

    Opozita e akuzon Kurtin se e humbi betejën për anëtarësimin e Kosovës në KiE për shkak të zgjedhjeve

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, mirëpritën Zëvendës ndihmës Sekretaren...
    Lajme20 Maj 2024
    Avokati Artan Qerkini, për FrontOnline thotë se parandalimi i arratisjes është obligim i organeve ligjzbatuese. ‘’Parandalimi i arratisjes është edhe obligim i...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Tirana” në Shtime ka ndaluar një shofer, i cili ka drejtuar veturën nën masën...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar sot nga policia. Ata dyshohet se kishin hedhur një bombë (granatë dore), para më shumë se një muaji,...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij do të fillojnë të martën e ardhshme, sipas agjencisë së lajmeve...
    Sport20 Maj 2024
    Arda Guler ka shënuar gjashtë gola nga gjashtë goditjet e tij në portë për Real Madridin këtë sezon. Sensacioni turk ka luajtur...
    Lajme20 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se janë mbyllur gjashtë njësi të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka...
    Lajme20 Maj 2024
    Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili për FrontOnline thotë se janë për shkuarjen në zgjedhje por vetëm pas shkarkimit të Qeverisë ose dorëheqjes...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga Damian Gjiknuri dhe përbërë nga anëtarët Ermonela Valikaj dhe Helidon Bushati, mori pjesë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.