Deputeti i VV-së, Fitim Haziri ka thënë se shumë organizata që merren me personat me aftësi të veçanta, sipas tij, nuk po e gjejnë mbështetjen e shtetit.
“Shumë organizata, përfshirë edhe atë HANDIKOS në Podujevë, përkundër vullnetit të mirë të tyre, ballafaqohen me neglizhim total të institucioneve. Në shumicën e rasteve atyre iu duhet të marrin aksione vetanake për të arritur t’i mbulojnë shpenzimet e tyre. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë zotëri ministër. Edhe këtyre personave nëse nuk ju dalim në ndihmë, atëherë nuk kemi çka flasim për shtet e për zhvillim”, ka thënë ai në Kuvend.
Haziri ka kërkuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica që të jap detaje se sa është numri i personave me aftësi të kufizuarë të punësuar në sektorin publik.
“Personat me aftesi të veçanta kanë nevojë për përkrahje shëndetësore, psiko – sociale nga shërbimet sociale. A mund të na informoni se cilat janë shërbimet përkrahëse, mbështetëse dhe a kanë institucionet e mandatuara staf të pergatitur për ofrimin e përkrahjes për këtë kategori”, tha ai.