×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Gjuha e amerikanëve ishte e qartë, urojmë që Kurti dhe Osmani të reflektojnë sa më parë

    FrontOnline
    08 Qershor 2023

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se gjuha e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gjuhë e qartë.

    Haziri ka shtuar se edhe gjuha e diplomatike e sekretarit të shtetit ka qenë po ashtu e qartë.

    Ai tutje ka uruar që kryeministri Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani të reflektojnë sa më parë e mos të bëhet shumë vonë.

    Haziri tutje ka thënë se Escobar duhet ta shtyjë procesin përpara, pasi sipas tij është detyra e tij dhe nuk mund t’i humbet koha e çmuar që ai ka.

    “Gjuha e emisarit të SHBA është gjuhë e qartë. Amerikanët janë të qartë si kristali kur flasin. Gjuha diplomatike e sekretarit të shtetit ka qenë po ashtu e qartë, e zbardhur. Z. Escobar duhet ta shtyjë procesin përpara sepse është detyra e tij dhe nuk mund t’i humbet koha e çmuar që ai ka dhe vëmendjen që qeveria e SHBA nëpërmjet tij ia jep Kosovës, ia jep regjionit të Ballkanit Perëndimor dhe aspiratave euro-atlantike. Është shqetësuese kur thuhet se mungon instikti i bashkëpunimit të kryeministrit Kurti me SHBA dhe BE. Ne nuk e aplaudojmë këtë në asnjë mënyrë. Mund të jetë edhe ndëshkime politike, të cilat janë paralajmëruar, urojmë që kryeministri Z. Kurti dhe presidentja Znj. Osmani të reflektojnë sa më parë e mos të bëhet shumë vonë!” – ka shkruar Haziri në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Mërgimtarët të cilët po vijnë në Kosovë, po presin deri në 1 orë për të dalë nga Dheu i Bardhë. Sipas të...
    Lajme25 Korrik 2025
    Masat e nxehta dhe të fuqishme ajrore me origjinë nga Afrika Veriore janë fuqizuar sot më tej, duke ngritur vlerat maksimale deri...
    Lajme25 Korrik 2025
    26 korriku është dita e fundit kur deputetët mund të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit ligjor që e caktoi Gjykata Kushtetuese....
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me...
    Lajme24 Korrik 2025
    Sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, u transmetua një intervistë ultra ekskluzive të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Nga Haga, ai...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për mikun e tij të madh, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Thaçi...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga është shprehur lirinë e fituar dhe shtetin e ndërtuar duhet trajtuar shumë seriozisht. Sipas Thaçit,...
    Lajme24 Korrik 2025
    Avokati Arbër Jashari ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri me datën 26...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për jetën që do ta bëjë pas lirimit. Thaçi tha se nuk...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.