Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së ka thënë se largimi i Vjosa Osmanit nga LDK-ja e ka rolin e saj në rezultatin zgjedhor të kësaj partie.
Haziri tha se Osmani i ka dhënë oksigjen politik listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Fituese e këtyre zgjedhjeve është Vjosa, e cila e ka udhëqhequr një listë me një parti që si takon. Dhe me një përfaqësim prej 14 kandidatëve, ka arritur shumë. I ka dhënë oksigjen politik krejt listës zgjedhore të VV-së. S’do të thotë që nuk kishte fituar VV-ja edhe pa Vjosa Osmanin. Ata të dytë kanë qenë kandidatë për kryeministra. Edhe kryetari i kuvendit është rezultat i zgjedhjeve, dhe nuk është dhuratë”, ka thënë ai në emisionin “Debat” të RTK-s
“Kemi raporte normale me Osmanin, përkundër që kemi pasur dallime politike. E kam uruar zonjën Osmani për fitoren”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se po të kishte ndikim në LDK, nuk do të lejonte që Vjosa Osmani të largohet. Sipas tij, i mbetet asaj nëse dëshiron të kthehet në LDK.