×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Qeveria të përafrojë qëndrimet me opozitën nëse s’ka vota për këtë projektligj

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Monitoruesja e punës së kuvendit nga KDI, Agnesa Haxhiu, thotë dështimi për herë të gjashtë i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, tregon brishtisë e koalicionit qeverisës.Haxhiu në një prononcim për “Gazeta Blic” thekson se në momentin që Qeverisë i mungojnë votat për të kaluar një projektligj me shumicë të thjeshtë atëherë është detyrë e saj të përafrojë qëndrimet me opozitën.

    “Dështimi për të gjashtën herë i kalimit të Projektligjit për Rimëkembje ekonomike edhe njëherë shpërfaqi brishtësinë e shumicës parlamentare. Në fakt po përsëritet e njëjta situatë sikurse në legjislaturën e 6-të kur shumica e atëhershme parlamentare e kishte humbur defacto shumicën në Kuvend dhe nuk arrinte të shtynte përpara as çështjet që kërkoni shumicë të thjeshtë”

    “Padyshim, i takon koalicionit qeverisës që të siguroj numrat e nevojshëm për të kaluar të paktën çështjet që kërkojnë shumicë të thjeshtë të votave. Por nëse i mungojnë votat, atëherë është detyrë dhe obligim i Qeverisë që të përafëroj qëndrimet me opozitën sa i takon përmbajtjes së këtij projektligji dhe të gjej kompromis duke inkorporuar kërkësat e tyre në mënyrë që t’i siguroj përkrahjen e opozitës për një projektligj kaq të rëndësishëm. Nëse nuk arrin ta bëj këtë, qeveria nuk do të mundet as ta jetësoj programin e saj qeverisës në tërësi sepse ashtu siç po dëshmohet në seancat e fundit, nuk i ka numrat e nevojshëm.”

    Ajo tutje potencon se mospjesëmarrja e deputetëve në votim pavarësisht prezencës së tyre fizike nuk është në përputhje më obligimet kushtetuese të deputetëve.

    “Në anën tjetër, është e rëndësishmë të theksohet fakti që mospjesëmarrja e deputetëve në votim pavarësisht prezencës së tyre fizike nuk është në përputhje më obligimet kushtetuese të deputetëve. Është obligim i të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në punimet e Kuvendit dhe të shprehin qëndrimet e tyre përmes votës” tha Haxhiu për Gazeta Blic.

    Votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka dështuar të kalojë në Kuvend për të gjashtën herë me radhë.Në votimin e seancës së sotme ky ligj arriti të marrë vetëm 58 vota nga 61 të detyrueshme për kalimin e tij.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...
    Lajme09 Janar 2025
    Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se para Vitit të Ri, edhe Bondsteel është përfshirë në ndërprerjen...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Sport09 Janar 2025
    Rezistuan deri në minutën e 63-të. Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin. Këta të...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Vip09 Janar 2025
    A mendon se publiku të ka marrë inat për nominimin e Drilonit me Gjesti? Ishte pyetja e parë për Leo-n  në darkën...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.