Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim asistent Sekretaren e Përgjithshme të UNDP-së, Ivana Zhivkoviq.
Përmes një komunikate, bëhet e ditur se gjatë takimit, Haxhiu ka listuar rezultatet e deritanishme të Ministrisë së Drejtësisë, e që të cilat kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi dhe Sundimin e Ligjit, Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Adresimin e Krimeve të Luftës si dhe adresimin e Dhunës në Familje dhe asaj me bazë gjinore.
“Për disa prej këtyre nismave, ministrja Haxhiu gjithashtu falënderoi UNDP-në, për mbështetjen profesionale kryesisht përmes ekspertëve për disa nga nismat kryesore si Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, paketen ligjore Anti-korrupsion, Ligjin për Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë, Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale dhe Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022 – 2026”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Ndërsa në përfundim, kanë bërë të ditur se të dyja palët janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit në proceset reformuese, të cilat kanë për qëllim forcinimin e dunimit të ligjit.