×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Presidenti votohet pas zgjedhjeve, Mustafa ka humbur toruan

    FrontOnline
    08 Nëntor 2020

    Anëtarja e kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kërkon që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje në mënyrë që Kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin. Ajo përsëritë se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet e as përkrahjen e qytetarëve.

    Në një intervistë me shkrim e komenton edhe deklaratën e Isa Mustafës se “Presdenti i takon PDK-së”, për të cilin thotë se e ka humbur toruan dhe sipas saj partia e tij do të marrë goditjen nga qytetarët.

    E pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë partner LDK-në apo PDK-në pas zgjedhjeve të reja, këto parti Haxhiu i ka quajtur të “stërvjetruara”, teksa shton se do të bashkëpunojnë me ata që i kanë qëndruar besnik qytetarëve.

    Tutje, Haxhiu ka folur edhe për zgjedhjet në Podujevë, ku vlerëson se zgjedhjet nuk duhet anuluar, teksa thekson se “Kosova ende ska mbajtur zgjedhje por krahasuar me vendet që kanë mbajtur zgjedhjet ne sërish i kemi punët më së keqi në menaxhim të pandemisë”.

    Express: Kush do të jetë shef i ri i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetevendosje?

    Haxhiu: Shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është Rexhep Selimi.

    Express: A shihni mundësi për një president të ri pa zgjedhje, apo gjithqysh duhet të ketë zgjedhje?

    Haxhiu: Zgjedhjet në Republikën e Kosovës duhet të ndodhin sa më parë. Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet, nuk ka mbështetje as qytetare prandaj çfarëdo tendence për të vazhduar me qasjen kinse asgjë s’po ndodhë është e papranueshme për vendin dhe qytetarët. Është uzurpim i qeverisë në kundërshtim me vullnetin e popullit. Këta njerëz nuk kanë pse i frikësohen popullit, tek e fundit nuk kanë nga i ikin!

    Express: Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se PDK-së i takon presidenti, kush sipas jush duhet ta ketë këtë pozitë?

    Haxhiu: Tani më asgjë nuk ka befason nga ky person që ka humbur toruan por ky dhe partia e tij do ta marrin goditjen nga qytetarët shumë shpejtë. Transformimi që i bëri vullnetit qytetarë nuk harrohet. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe Kuvendi i ri duhet të zgjedhë Presidentin e ardhshëm.

    Express: Nëse shkohet shpejt në zgjedhje të reja, kush do të jetë partneri juaj për formimin e Qeverisë, PDK apo LDK?

    Haxhiu: Lëvizja aktualisht gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët dhe në zgjedhjet e ardhshme do të dalim bindshëm të parët. Kjo fitore nuk do të mund të kontestohet nga askush. Qytetarët janë bindur që ata që transformuan vullnetin e tyre në zgjedhjet e tetorit 2019, janë një klub i stërvjetëruar që duhet ndëshkuar.

    Nuk e shohim si partnerë të ardhshëm klubin e stërvjetëruar. Do të bashkëpunojmë me ata që i kanë qëndruar besnik qytetarëve.

    Express: Cilat janë pritjet e juaja për zgjedhjet në Podujevë dhe a ka rrezik të anulohen shkaku i pandemisë?

    Haxhiu: Qytetarët e Komunës së Podujevës, duhet t’i ndëshkojnë ata që për vite me radhë nuk i kanë sjellë asgjë të mirë Komunës dhe që vetëm kanë abuzuar me të. Komuna e Podujevës meriton t’i kthehet dinjiteti. Meriton kryetar që merret me problemet e tyre dhe përfaqëson interesat e tyre. Kandidati jonë për kryetar Komune z.Bulliqi është personi i duhur. Qendra jonë dhe z.Bulliqi po angazhohen shumë në këtë drejtim.

    Askush s’ka të drejtë të anulojë zgjedhjet në Besianë. Tashmë edhe në rajon por së fundit edhe në ShBA u mbajtën zgjedhjet pavarësisht që po përballen me pandeminë. Kosova ende ska mbajtur zgjedhje por krahasuar me vendet që kanë mbajtur zgjedhjet ne sërish i kemi punët më së keqi në menaxhim të pandemisë.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.