Selim Selimi ka dorëzuar detyrën e ministrit të Drejtësisë tek Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo është bërë përmes një ceremonie të pranim-dorëzimit në objektet e ministrisë së Drejtësisë.
Me këtë rast ish-ministri Selimi tha se VV-ja ka marr një vendim të duhur duke emëruar Haxhiun në krye të këtij dikasteri qeveritar.
“Unë sot e kam kënaqësinë dhe nderin që ta dorëzoj detyrën time si ministër ri Drejtësisë tek ministrja e re znj.Albulena Haxhiu. Jam i lumtur që kjo Qeveri e ka zgjedhur për ministre të Drejtësisë znj.Haxhiu pasi që ka përvojë në fushën juridike dhje e njeh ministrinë. Ne kemi bërë shumë punë. Të gjitha sukseset i ndajmë me ministrinë që vjen tani dhe përgjegjësitë I bartim vetëm ne për të bërë. E di që znj. Haxhiui me ekipin e saj do të ja dal”, ka thënë Selimi.
Ministrja e re e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se punët e mira që janë punuar në këtë ministri nga qeverisjet e kaluara do të vazhdojnë edhe gjatë qeverisë “Kurti”.
Më tutje ajo falënderoi edhe ish-ministrin Selim Selimi për punën që ka bërë si ministër.
“Padyshim që e falënderova për punën që ka bërë si ministër i Drejtësisë gjatë kësaj periudhe, pavarësisht që nuk kam qenë në këtë periudhë në këtë ministri duke pasur parasysh interesin tim për çështje të drejtësisë, e kam përcjell secilën çështje që është punuar në këtë ministri. Prandaj ia konfirmova ministrit se të gjitha punët e mira që janë bërë gjatë kësaj periudhe padyshim që do t’i shtyjmë përpara pavarësisht se kush ka punuar në ato çështje”, ka thënë Haxhiu.