×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu pesimiste që nesër mund të marrë më shumë se 57 vota, fajëson “opozitën”: Mungon vullneti për të konstituar Kuvendin

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Pas dështimit të radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidate për këtë post, theksoi se që nga 15 prilli Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet, sipas saj fillimisht për shkak të refuzimit të opozitës për të votuar verifikimin e mandateve të deputetëve, dhe tani për shkak të refuzimit të emrit të saj për kryetare.

    “Nuk jam shumë optimiste që situata do të ndryshojë në seancën e nesërme, pasi qëndrimet e subjekteve opozitare janë bërë të qarta publikisht. Për bindjen time, mungon vullneti për të konstituar Kuvendin dhe për të kaluar më tej në procedurat për zgjedhjen e Qeverisë”, deklaroi Haxhiu për Telegrafi.com.

    Ajo shtoi se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit u takon të gjitha subjekteve politike dhe jo vetëm mazhorancës apo Vetëvendosjes.

    Ndërsa për zgjedhjen e Qeverisë, përgjegjësia bie mbi mandatarin dhe partinë fituese.

    Sipas saj, opozita po e refuzon jo vetëm kandidaturën e saj, por në disa raste edhe çdo kandidat tjetër të mundshëm.

    “Në këtë situatë, LDK-ja ka deklaruar se nuk do ta mbështesë as Albulena Haxhiun e as ndonjë kandidat tjetër, ndërsa dy subjekte tjera kanë kërkesa për emra të tjerë”, përfundoi Haxhiu.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të stafit të kongresit amerikan, organizuar nga Atlantic Council, me të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, thotë se Kosova nuk ka përfituar nga marrëveshjet...
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevës, pasi më 28 maj kishte vjedhur gjëra në një market me vlerë 75...
    Të tjera
    Kronika31 Maj 2025
    Pasditen e 30 majit, në Prishtinë ndodhi një ngjarje jo fort e zakonshme. Një burrë ka shtënë me armë zjarri në drejtim...
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë në Lipjan dyshohet se ka dhunuar një grua, e cila më pas ka marrë tretman mjekësor. Për ngjarjen që ka...
    Lajme31 Maj 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës sot nga ora 12:00 do të mbajë konferencë për media. Të premten e 29 majit, Oda Ekonomike bashkë...
    Sport31 Maj 2025
    Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani e fitoi këtë sezon Scudetton e dytë në Serie A me...
    Vip31 Maj 2025
    “Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo...
    Lifestyle31 Maj 2025
    Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë mjekësore që funksionojnë më së miri. Xhenxhefili Sipas të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.