Gazetari, Baton Haxhiu ka komentuar sloganin e LDK’së ‘Shteti. Shtet’ duke thënë se është i pakuptueshëm për publikun.
Haxhiu thotë se slogani i tyre është vështirë i kuptueshëm sepse siç u shpreh ai ‘shteti shtet dhe çka’
“Është vështirë i përkthyer te publiku, ta krijosh një diskurs që është vështirë i kuptueshëm, shteti shtet dhe çka”, ka deklruar ai ne Kanal10.
“Me dëshirën e vetë e kupton se çka ka dashtë me thanë, por e vështirë për publikun”
“Qysh e lexon një njeri në periferi; shteti shtet, shteti shtet”, ka thënë ai.
Tutje propozoi se cili slogan do t’i shkonte LDK’së.
“Shteti i shtetndërtueseve do t’i shkonte LDK’së”, ishte propozimi i Haxhiut.