×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Për herë të parë, Qeveri e ka prioritetizuar adresimin e dhunës në familje, përfshirë këtu edhe femicidin

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Qeveria e Kosovës, për herët të parë e ka prioritetizuar adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, përfshirë këtu edhe femicidin.

    “Në të kaluarën, nëse shohim programet e qeverive të kaluara, por jo vetëm programet, por edhe veprimet që i ka ndërmarrë në vazhdimësi, nuk është që kanë folur ndonjëherë ose kanë vepruar në raport me adresimin e dhunës në familje, por duke qenë të shqetësuar me rritjen e rasteve të dhunës në familje, sikurse edhe rastet e vrasjeve të grave, ne kemi konsideruar që është shumë e rëndësishme që Qeveria ta merr përgjegjësinë në raport me mbrojtjen dhe veprimeve konkrete për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit të grave. Në këtë drejtim, deri tani prej momentit kur ne kemi marrë detyrën, pra në mars tri vite bëhen, ne kemi adresu të gjitha përgjegjësitë në raport me çështjen e adresimit domethënë dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave”, tha Haxhiu në emisionin Context në ATV.

    Ajo tha se si Qeveri, kanë miratuar shumë dokumente, shumë strategji, të cilat kanë për qëllim që të shtyejnë institucionet për veprime konkrete në raport me përgjegjësitë që kanë.

    “Kemi miratuar shumë dokumente, shumë strategji, të cilat kanë për qëllim që të shtyejnë institucionet e Republikës së Kosovës për veprime konkrete në raport me përgjegjësitë që kanë, sikurse të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Arsimit, po ashtu edhe Policisë, Prokurorisë, Gjykatave, qendrave për punë sociale, strehimoreve, sepse konsiderojmë që pa një bashkëshëndim të të gjitha institucioneve është pothuajse e pamundshme që të arrijmë që të mbrojmë jetën e vajzave dhe grave në Republikën e Kosovës. Ne kemi konsideruar si Qeveri që dhuna në familje nuk është çështje private, nuk mund të mbetet e izoluar brenda mureve të shtëpisë, prandaj duhet ta marrim përgjegjësi në raport me veprimet konkrete, siç i kemi adresuar në vazhdimësi”, tha Haxhiu.

    Sipas saj, është hera e parë që Qeveria e Kosovës adreson politikat kundër dhunës në baza gjinore, të cilat nuk kanë ekzistuar më përpara.

    “Është hera e parë që Qeveria e Kosovës adreson si me thënë politikat të cilat nuk kanë ekzistuar më përpara, për shembull, përveç strategjisë për mbrojtje nga dhuna në familje që parasheh rekomandime konkrete për institucionet dhe konsideroj që jemi në rrugë të mbarë për zbatimin e saj, kemi adresuar edhe ndryshime në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale që ndërlidhen me aktgjykime në rastet kur dikush pra shpallet fajtor për dhunë familje dhe dhunë seksuale, ka edhe dënime plotësuese për të njëjtit, duke i pamundësuar që të punësoheni në institucionet publike, për një kohë të caktuar varësisht si e vlerëson gjykata, sikurse edhe hetim e gjykim në kohë reale të rasteve të dhunës në familje, por edhe dhunën seksuale”, tha Haxhiu.

    Ajo thotë se përkundër këtyre veprimeve, ka ende shumë punë për tu bërë në sistemin e drejtësisë.

    “Kemi ofruar ndihmë juridike falas për viktimat e dhunës, kompensim të viktimave të dhunës, kemi miratuar protokoll shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunimeve seksuale, kurrikulën për rehabilitimin e dhunuesve, sepse duhet të orientohemi edhe te rehabilitimi i dhunuesve, sikurse edhe masën për punësimin e vajzave dhe grave viktima dhune, sepse konsiderohet që shumica dërmuese e atyre që raportojnë dhunën janë të papunësuara, rrjedhimisht ka mundësi që të durojnë dhunën, sepse nuk kanë kah t’ia mbajmë. Por është evidente që edhe përkundër këtyre veprimeve kemi ende shumë punë për të bërë”, shtoi Haxhiu.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.