Ish-ministrja e drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, gjatë një emisioni televiziv ka folur për zgjedhjet në komunën e Podujevës, raporton portal FrontOnline.
Ajo tha se janë optimist se zgjedhjet do t’i fitojnë pa balotazh, pasi që siç tha ajo njerëzit që dikur kane qenë në bastionet e LDK-së, janë zemëruar me ta.
“Për shkak të rrethanave ka qene e pamundshme me mbajt tubime, këna përdor një strategji që po takohemi me qytetar në shtëpi, unë jam optimiste që zgjedhjet në Podujevë do të fitohen pa balotazh, pasi që disa zona që kanë qenë bastion I LDK-së e kanë tregu zemërimin që kanë me LDK-në dhe me keq menagjimin e tyre”, tha ajo.