×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu : Ndoshta sulmi s’do të ndodhte po të mos i hiqej urdhërarresti Radoiçiqit

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përsëritur shqetësimet për mungesën e një aktakuze për rastin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

    Prokuroria Speciale pritet të njoftojë sot për ngritjen e një aktakuze për këtë rast, ndërsa Haxhiu pyeti edhe në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë se pse nuk po ngritet aktakuza për Milan Radoiçiqin, i cili e kishte marrë përgjegjësinë për sulmin, përmes avokatit të tij.

    Haxhiu tha se ai sulm “kishte për qëllim aneksimin e veriut të vendit tonë”, duke supozuar se “ndoshta nuk do të kishte ndodhur” po të mos tërhiqej urdhërarresti ndaj Radoiçiqit në vitin 2021.

    “Ne në vazhdimësi kemi shprehur shqetësimet tona se pse nuk po ngritet aktakuza për kryeterroristin Milan Radoiçiq. Në vitin 2021 ju e mbani në mend që urdhërarresti ishte tërhequr për atë. Ende nuk kemi përgjigje se pse ka ndodhur tërheqja e urdhërarrestit. Ndoshta po të ishte Milan Radoiçiqi në ndjekje nga institucionet aso kohe dhe të mos kishte tërheqje të urdhërarrestit nuk do të kishte ndodhur as sulmi në Banjskë, sepse është e rëndësishme që të jepet një përgjgije, por po ashtu edhe për terroritstët tjerë të cilët kanë qenë pjesë e sulmit terrorist në Banjskë. Kemi shprehur shqetësimet tona sepse dihet qëllimi që ka pasur Serbia, dihet që ai grup terrorist është financuar nga Serbia, është trajnuar atje në bazat e tyre të trajnimit. Prandaj edhe kemi kërkuar një hetim ndërkombëtar për këto baza të trajnimit dhe ne mirëpresim ngritjen e aktakuzave për kryeterroristin Milan Radoiçiq dhe terroristët e tjerë. Më 24 shtator bëhen një vit, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që sa më parë të ndodhë kjo. Sigurisht që pjesa tjetër i takon Prokurorisë Speciale”, tha Haxhiu.

    Ajo tha se kanë refuzuar që provat për rastin t’i dërgojnë në Serbi.

    “Unë nuk po lëshohem më tepër por po them që Serbia ka kërkuar po ashtu që provat që i posedon Kosova për këtë rast t’i dërgojë në Serbi. Keni parasysh që të vetmet institucione apo autoritete që kanë për obligim ligjor, kushtetues që ta hetojnë sulmin në Banjskë, është shteti së pari, Republika e Kosovës, pastaj institucionet e saj, prandaj ne e kemi refuzuar këtë”, tha Haxhiu.

    Siç tha ajo, “ka një përpjekje të dobët të Serbisë që po bëhet që po merret, po e heton këtë”, por përmendi se “personat përgjegjës, terroristët duhet të japin llogari, përgjegjësi për këtë”.

    “Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që partnerët tanë t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzojë terroristët”, tha ministrja e Drejtësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.