×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Me VV-në në pushtet janë rritur pagat e politikanëve, për punëtorët s’ka pasur ndryshim

    FrontOnline
    11 Nëntor 2024

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë rritjen që po e përmend qeveria Kurti, ajo është rritje e çmimit dhe se çdo herë në qeveritë e kaluara ka pasur rritje të buxhetit për 24 për qind, ndërsa tani po ndodhë vetëm 8.8 për qind.

    Sipas tij, ka gjakderdhje financiare dhe masakrim të buxhetit për nevojat e pushtetarëve.

    “Kjo rritje është si pasojë e rritjes së çmimit dhe inkasimit të TVSH-së. Nëse e krahasojmë me buxhetet e kaluara, vitet 2007-2023, ka pasur projeksion të rritjes së buxhetit çdo herë në shumën 24 për qind, dhe kjo është qeveria që këtë rritje të buxhetit e bjen me 8.8 për qind dhe lavdërohet me këtë”.

    “Përveç gjakderdhjes financiare kemi masakrim të buxhetit për nevoja të pushtetarëve në dëm të qytetarëve”, tha Haxhiu i PDK-së.

    Sipas Haxhiut, me VV-në në pushtet janë rritur vetëm pagat e politikanëve, ndërsa ato të punëtorëve ai tha se s’kanë pasur ndryshim.

    Ai tha se në vitin 2016 zyra e Presidentit kishte 70 punësuar ndërsa me buxhetin e vitit 2025 janë 83 të punësuar, dhe ka dyfishim të buxhetit për paga dhe mëditje.

    “Pagat e politikanëve janë rritur me VV-në në pushtet, ato të punëtorëve nuk kanë pësuar ndryshim. Zyra e Presidentit në vitin 2016 kishte 70 të punësuar, në total për paga e mëditje 770 mijë euro, sot me buxhetin e vitit 2025, ka 83 të punësuar me 1.4 milionë euro paga e mëditje. Për mallra e shërbime në vitin 2016 ishin një milion e 189 mijë euro, tani në vitin 2 milionë e gjysmë”.

    “Zyra e Kryeministrit i ka 609 të punësuar, ndërsa vetëm kabineti i Kryeministrit 109 të punësuar. Këta që i kanë kritiku krejt qeveritë e kaluara, i kanë rritë numrat në kabinetin e tyre, deri aty sa që kemi dyfishim të vlerës për paga dhe mëditje në zyre të Kryeministrit. 5 milionë e 314 mijë euro për paga mëditje, 6 milionë e 50 mijë euro për subvencione e transfere, dhe nëse i krahasojmë me pagat e vitit 2014 kur Kryeministër ishte Hashim Thaçi, atëherë ishin 3 milionë e 600 mijë euro, pra dyfish ma pak se tani me Kurtin, e tani së bashku me paga mëditje e subvencion e transfere është 19 milionë. Kjo është gjakderdhje financiare për nevojat e politikanëve, e që se qajnë hallin për qytetarët”, tha Haxhiu në Kuvendin e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë,...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka vizituar Hashim Thaçin në Hagë. “Shpresë, optimizëm dhe një kurajo e jashtëzakonshme që...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesën për t’i paraburgosur dy të dyshuarit për vrasjen në Gjilan që kishte ndodhur më 7...
    Të tjera
    Vip13 Nëntor 2024
    Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Gjesti dhe Xheneta kanë bërë një bisedë mes vete. Ata kanë diskutuar për lojën dhe...
    Vip13 Nëntor 2024
    Leo i ka qëndruar pranë Xhenetës pas situatës me Xuxin. Ai është shprehur se Xuxi është penduar, por sipas tij, nuk arsyetohet...
    Vip13 Nëntor 2024
    Burimi ka vazhduar bisedën me banorët e Big Brother VIP Kosova, në lidhje me aktivitetin e tij në TikTok. Më parë, ai...
    Vip13 Nëntor 2024
    Burimi ka bërë një bisedë me disa nga banorët e shtëpisë, duke treguar për jetën e tij. Ai është shprehur se ka...
    Vip13 Nëntor 2024
    Një debat ka ndodhur sot në mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Gjestit dhe Arionit. Ky debat është bërë për...
    Vip13 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Rovena gjatë një diskutimi, u ka uruar Gresës dhe Vullnetin që t’i rregullojnë raportet. Por, Gresa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.