×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Kryeministër do të jetë Albin Kurti, opozita s’mund ta bëjë e vetme qeverinë

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, u shpreh e bindur se kryeministër i ri do të jetë Albin Kurti.

    E pyetur se pse vetëm LDK-së iu dërgua ftesë nga partitë shqiptare, Haxhiu tha se gjatë ditëve të ardhshme s’përjashtohet mundësia edhe për takime të tjera mes partisë së saj dhe partive opozitare.

    “Është në fazën e konsultimeve me subjekte të ndryshme me qëllim të konsitutimit të Kuvendit dhe votimit të qeverisë. Në këtë drejtim të gjitha qëndrimet tona kanë qenë publike, transparente asnjë s’e kemi mbajtur fshehur”.

    “Prandaj, deri në seancën konstituive janë edhe shtatë ditë. Natyrisht që nuk e përjashtoj mundësinë që brenda këtyre shtatë ditëve do të ketë veprime tjera, do të ketë përpjekje të tjera për takime tjera. Në këtë rast, kryetari Kurti ka ftuar për takim LDK-në për nesër apo pasnesër. Janë dy ditë në disa orare”.

    Haxhiu tha se deri më tani dihet vetëm emri i kryeministrit, ndërsa për opozitën tha se s’mund ta bëjë qeverinë.

    “Ajo çka dihet tani për tani është emri i kryeministrit. Nuk dihen emrat e personave të tjerë që do të mbajnë pozicione tjera qoftë në qeveri qoftë në kuvend. Ajo që dihet është se kryeministri i ardhshëm do të jetë Albin Kurti dhe qeveria e ardhshme shumë shpejt do të votohet”.

    “Qeverinë mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje dhe në anën tjetër nuk mendoj që mundet opozita ta bëjë qeverinë si e vetme. Prandaj, duke qenë kështu ose e bëjmë qeverinë ne ose shkojmë në zgjedhje. Dhe ne jemi të interesuar që ta bëjmë qeverinë”

    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2025
    Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe në Zhazhë në 26-vjetorin e masakrës ku u vranë civilëve shqiptarë. Atje Kurti...
    Lajme29 Prill 2025
    Ish-kryenegociatorja për dialog, Edita Tahiri, ka pasur kritika të mëdha për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Tahiri ka thënë se Kurti ua...
    Lajme29 Prill 2025
    Të enjten është 1 Maji që njihet si “Dita e Punëtorëve”. Atë ditë, do të mbahet seanca e nëntë konstituive e Kuvendit...
    Të tjera
    Sport29 Prill 2025
    Marrëveshja e re e trajnerit Hansi Flick me Barcelonën deri në qershor 2027 do të zbulohet në muajin maj. Marrëveshja verbale është...
    Sport29 Prill 2025
    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli për mediat pas përfundimit të ceremonisë së shortit të “Final 4”, ku goglat përcaktuan përballjet Egnatia...
    Vip29 Prill 2025
    Teksa drama mbi kujdestarinë e vajzës Ninës po vazhdon, Arbenita ditëlindjen e vajzës e ka pritur në Dubai. Atje, ajo nuk është...
    Vip29 Prill 2025
    Këngëtarja e njohur Melinda Ademi, është treguar e ashpër ndaj një tiktokere. Kjo e fundit e kishte kritikuar Melindën për tekstin e...
    Lajme29 Prill 2025
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, po qëndron për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është pritur...
    Lajme29 Prill 2025
    Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-anëtari i Komisionit për Legjislacion, Hajdar Beqa, për Front Online ka kritikuar ashpër praktikat...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.