Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendojse, ka hedhur kritika ndaj partive që votuan kundër miratimit të raportit të komisionit të përkohshëm parlamentar.
Ajo ka thënë se partitë opozitare s’janë të interesuara që të konstituohet Kuvendi dhe se të njëjtat duan që konstituimi të vonohet.
‘‘Këta s’ishin të interesuar ta kontistuojm Kuvendin e Kosovës, këta po tentojnë ta vonojnë konstituimin e Kuvendit, dhe jemi në këtë rrethanë. Kryesuesi i seancës ka thënë se për shkak të rrethanave do të njoftohet presidentja dhe pastaj e shohim se cili do të jetë vazhdimësia’’, ka thënë ajo mes tjerash.