×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu i reagon Isufajt: Po të mos i hiqej fletarrestimi, operimi i Radoiçiqit në veri do të ishte i pamundur

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2023

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili të premten ka pranuar se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit në vitin 2021.

    Isufaj ka thënë se tërheqja e urdhërarrestit është bërë me miratimin e tij, por që nuk mund të tregojë arsyet se pse ka ndodhur ajo.

    I njëjti është kritikuar nga ministrja Haxhiu, e cila në reagimin e saj ka thënë se drejtësia do të duhej të ishte e pavarur dhe ajo është e pavarur vetëm në sensin ndërinstitucional.

    “Jo rastësisht aktgjykimet kanë frazën ‘Në emër të popullit’, sepse sikur secili institucion shtetëror i nënshtrohet vullnetit të shprehur të popullit që i shërben dhe prej nga e merr legjitimitetin. Pra, drejtësia është e pavarur vetëm kur ajo njëmend është në përputhje me vullnetin e popullit”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Haxhiu më tej është shprehur se po të mos hiqej fletarrestimi, operimi i Radoiçiqit në veri të Kosovës do të ishte i pamundur.

    “Cenimi që Serbia për mbi 20 vjet i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri të vendit me në krye akter terrorist si Milan Radojçiq, veriu, siguria kombëtare nuk janë thjesht çështje të ftohta juridiko-penale të një prokurori apo kryeprokurori që me lehtësinë e botës thotë se vetëm ai i di arsyet pse i ka hequr fletarrestin dikujt si Milan Radojçiq. Dhe pikë, siç shprehet ai”, ka shtuar ministrja.

    “Po të mos hiqej fletarrestimi (mos)operimi i tij do të ishte krejt ndryshe apo edhe i pamundur në veri të vendit. Kur dikujt i hiqet fletarresti praktikisht i bie që diçka ka ndërruar për të mirë, por këtë vit nga ky person që ju hoq fletarrestimi u organizua tentim-aneksimi i veriut me 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit. A e ka të qartë ky kryeprokuror që kjo çështje është preokupim kombëtar e shoqëror dhe nuk ka këtu vetëm Pikë?”.

    Ajo ka theksuar se Republika e Kosovës nuk i përket Prokurorisë dhe se ajo sikur secili institucion duhet t’i shërbejë Republikës e vullnetit të popullit.

    “Ose nëse ka pasur presione nga dikush nga politika asokohe mos le ta ushtrojë detyrën në mungesë guximi sepse kështu e merr në qafë Republikën.  Vullneti i popullit është i qartë: ai do drejtësi dhe shtrirje të rendit e ligjit, pa dallim. Për këtë vullnet breza e breza të tërë janë angazhuar dhe sakrifikuar, mijëra të tjerë kanë dhënë dhe jetën dhe nuk ka njeri në botë kushdo qoftë ai që del dhe na thotë unë ja hoqa fletarrestin Radojçiqit dhe pikë. Kjo nuk kalon!”, ka përfunduar Haxhiu.

    Heqja e urdhërarrestit nga Kryeprokurori Isufaj për Radoiçiqin/ Bekë Berisha: Jemi në botën e çudirave

    Nga Rubrika
    Lajme27 Gusht 2025
    I dërguari special i BE-së për dialogun midis Kososvës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë se i dëgjoi me kujdes bashkëbiseduesit e...
    Lajme27 Gusht 2025
    Të martën është hapur një nga dy urat e planifikuara mbi lumin Ibër të cilat lidhin Mitrovicën Veriore të banuar me shumicë...
    Lajme27 Gusht 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në selinë e KFOR-it në Prishtinë të dërguarin special të Francës për...
    Të tjera
    Vip26 Gusht 2025
    Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Lënda...
    Bota/Rajoni26 Gusht 2025
    Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për kriza globale, ka kritikuar ashpër kandidaten republikane për Kongres, Valentina...
    Bota/Rajoni26 Gusht 2025
    Një kandidate republikane për Kongres në Teksas ka shkaktuar reagime të ashpra pas publikimit të një videoje fushate, ku shihet duke i...
    Lajme26 Gusht 2025
    Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka folur lidhur me një aksion të Policisë së Kosovës në veri gjatë kohës sa...
    Bota/Rajoni26 Gusht 2025
    Uashingtoni është i përgatitur të kontribuojë me mjete vëzhgimi, komandë dhe kontroll, si dhe kapacitete të mbrojtjes ajrore, thanë zyrtarë evropianë. SHBA...
    Lajme26 Gusht 2025
    Të Mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, por priten edhe kalime vranësirash të shtresave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.