Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se gjyqtari Lekë Prenaj i cili vendosi në favor të Devollëve kundër Telekomit, sot akuzohet për keqpërdorim të detyrës.
Haxhiu ka thënë se është njoftuar se gjyqtarit Lekë Prenaj i është ngritur aktakuzë për veprat “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Legalizim të përmbajtjes së rreme”.
“Në ditën kur pas një procesi kriminal nisi tërheqja e mjeteve nga llogaria e Telekomit, u njoftuam që Prokuroria paska ngritur aktakuzë kundër gjyqtarit Lekë Prenaj për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, si dhe veprën tjetër penale “Legalizimi i përmbajtjes së Rreme”!”, shkruan Haxhiu.
Ish-ministrja gjithashtu thotë se i njëjti gjyqtar ka refuzuar kërkesën e Sindikatës së Telekomit për masën e sigurisë që të parandalohet falimentimi i Telekomit nga Devolli
“I njëjti pra gjyqtari Lekë Prenaj, paska refuzuar kërkesën e Sindikatës së Telekomit për të vendosur masën e sigurisë me qëllim që ndër të tjera të parandalohet falimentimi i Telekomit nga Devolli”, ka thënë Haxhiu.