Xhelal Sveçla e Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja kanë folur për çështjen e postit të presidentit.
Sipas tyre vetëm pas zgjedhjeve të reja dhe rrëzimit të Qeverisë Hotit do të diskutohet me partitë për postin e presidentit.
Kandidimin e Ramush Haradinajt, por edhe një kandidim të mundëshm të Isa Mustafës, anëtarët e VV’së po e shohin si fatkeqësi.
“Është fatkeqësi me pasë Isa Mustafën ose Ramush Haradinajn president”, ka thënë Haxhiu.
Tutje ata deklaruan se nuk ka vota për Haradinajn e Mustafën në asnjë mënyrë.