×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: E shqetësuar me rastin për tokën në lagjen “Veternik” të Prishtinës

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se rasti me tokën në lagjen “Veternik” të Prishtinës dhe “kjo që ndodhi me zarfin që sipas raportimeve del të jetë dokument i falsifikuar nga Beogradi”, me të cilin dokument, sipas saj, Prokuroria Speciale mbylli hetimet është vërtetë shembull se si ka funksionuar e funksionon ende drejtësia në Republikën e Kosovës.

    Në një postim në Facebook, ajo ka pohuar se në mënyrë të falsifikuar i merret prona qytetarit dhe në mënyrë të falsifikuar nga Serbia po ashtu, mbyllet rasti në dëm të qytetarit.

    Më tej, ajo ka theksuar se bë vazhdën e zbardhjes së këtij rasti, si Ministri e Drejtësisë, në kuadër të kompetencave ligjore, kanë dërguar letër në organet kompetente në Serbi për të marrë përgjigje në lidhje me të vërtetën e pronës. Sipas saj, asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje siç nuk marrin kurrë nga ta për shkak të problemeve politike.

    “Si ministre e drejtësisë, jam vërtetë e shqetësuar me gjithë këtë rast, veçanërisht, dhe me pretendimet e përfshirjes edhe të akterëve institucional të drejtësisë në këtë rast të kësaj prone, që nga vet prona deri te mbyllja e rastit me dokumente të falsifikuara”.

    “Autoriteti përgjegjës me urgjencë duhet të hetojë mbylljen e dyshimtë të këtij rasti nga Prokuroria Speciale përmes dokumenteve të falsifikuara dhe të trajtojë po ashtu shqetësimet e faktuara të familjes së dëmtuar për lidhjet në këtë rast të vet prokurorëve special të Kosovës me vet pronën konkrete”.

    “Drejtësia ka kuptim veç kur e mbron të dobëtin nga i forti e i pushtetshmi. Kur i pushtetshmi lidhet me krimin aty krimi bëhet i organizuar dhe institucional. Aty bie edhe drejtësia, demokracia e republika. Dhe kjo nuk duhet të tolerohet”, ka thënë Haxhiu.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Në Kuvendin e Kosovës u hodh në votim Projekt-Rezoluta nga debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza...
    Lajme30 Tetor 2024
    Policia e Kosovës kishte bërë të ditur më 26 tetor se rreth orës 02:35, në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicë të Veriut,...
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan kundër Projektrezolutës nga Debati Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë se paraqitjet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në media janë reduktuar në deputetët...
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas sulmit të dy qytetareve në Prishtinë nga sorrat Ai përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar rezolutën për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në seancën e...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me deputetë të tjerë i kanë shprehur ngushëllime kolegut të tyre nga radhët e...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës, Xhelal Sveçla është takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor,...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ka dështuar raportimi i drejtorit të AKI-së Petrit Ajeti. Deputetët e VV-së e lëshuan mbledhjen derisa po raportonte Ajeti. E para mediave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.