×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Do të themelojmë byro që do të hetojë korrupsionin e nivelit të lartë

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Ish-ministrja e Drejtësisë nga LVV, Albulena Haxhiu, ka folur për prioritetet e Qeverisë “Kurti2”.

    Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se ndër prioritet e para do të jetë procedimi në Kuvendin e Kosovës i projektligjit për konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme.

    “Në mandatin e kaluar ne kemi punuar në hartimin e koncept-dokumentit për këtë, tani ka mbetur që në bazë të atij koncept-dokumenti, i cili ka qenë edhe publik, të draftohet projektligji dhe të procedohet në Kuvendin e Kosovës”, thotë Haxhiu.

    Ajo thekson qëllimi është fuqizimi i mekanizmave për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe vendosja e barrës së provës te personi që i kërkohet justifikimi i pasurisë.

    “Po ashtu ne do të punojmë edhe në themelimin e Byrosë së lartë të hetimeve që do të merret vetëm me korrupsionin e nivelit të lartë”.

    Në anën tjetër, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thekson se Kosova ka kornizë jashtëzakonisht të avancuar lidhur me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar me aktivitet kriminal.

    Por sipas tij, sfidë mbetet zbatimi i ligjit në vend.

    “Problemi kryesor në Kosovë është mungesa e zbatimit të ligjit në praktikë, mungesa e dënimeve finale që do t’i hapnin rrugë konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale”, thotë Haxhiu për albaninapost.

    Miftaraj thotë se vetëm pas procesit të Vetting-ut kjo iniciativë e LVV-së do të jepte rezultat.

    “Iniciativa do kishte efekt nëse do të kishim institucione të pavarura të drejtësisë, të paanshme dhe që kanë vullnet dhe guxim për të zbatuar ligjin, e që kjo sot nuk ekziston”.

    Ndërkohë, Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu, ka thënë se tashmë kanë hartuar një raport me shumën e konfiskuar që dyshohet se u fitua në mënyrë të kundërligjshme.

    “Ne në këtë moment mund të japim statistikat e përgjithshme për vitin 2020 qe janë si ne vijim: Ngrirje-sekuestrim: rreth 19 milionë euro dhe Konfiskim: 476 mijë euro”.

    Fazliu tha se ky raport i është paraqitur Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe pret që shpejt i njëjti të aprovohet.

    Por ai nuk ka dhënë detaje shtesë se kush janë këta persona që u është sekuestruar dhe konfiskuar pasuria.

    “Sapo i njëjti të aprovohet, atëherë do të jemi në gjendje të ofrojmë të dhëna më të detajuara”, përfundoi Fazliu.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për përfshirjen nga zjarri të një mobilierie në Ferizaj. Sipas policisë, lidhur me rastin është kontaktuar...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës i ka arrestuar dje dy persona në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se i  kanë dëmtuar disa varreza. Pas...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hasur në katër jordanezë që dyshohet se janë mashtruar nga një person. Ata janë hasur...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit për të gjithë shoferët do të fillojë nga data 15 nëntor dhe do...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ekrem Hyseni ka kritikuar pushtetin aktual duke thënë se është problem të mbulohet dështimet e premtimet me...
    Sport13 Nëntor 2024
    uventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Pete Hegseth do të jetë sekretari i ardhshëm i mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi presidenti i zgjedhur amerikan Donald...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të emërojë Elon Muskun në një rol që synon të krijojë një qeveri më efikase,...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e saj të radhës. Mbledhja pritet të nis nga ora 10:00, thuhet në njoftimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.