×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu ankohet se Kushtetuesja e PDK-ja ua “ndalën” reformën në drejtësi

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Njëri ndër ligjet kryesore të partisë në pushtete, Lëvizjes Vetëvendosje, për “reformën në drejtësi” u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese para disa ditësh.

    Kushtetuesja i ka vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën katër nene të ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Për këtë vendim ka folur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    “Reforma në drejtësi është një ndërmarrje shumë  madhe për të cilën kemi punuar që tri vite… po ndalen të byroja, pasi pas më shumë se 400 ditëve të trajtim nga Kushtetuesja, ne morëm njoftim nga e njëjta se Byroja për Konfiskimin e Pasurisë për katër nene të cilat i ka gjet gjykata që nuk janë në përputhje me Kushtetutën ta shpallë të pavlefshëm në tërësinë e tij ligjin. Pra ka pasur raste të ndryshme ku gjykata ka kontestuar disa nene, ndërsa ligjin e ka lënë në fuqi dhe kë kërkuar nga Kuvendi që të bëjnë ndryshimet në raport me ato nene”, ka thënë Haxhiu në “Debat Plus”

    Ajo ka thënë se PDK-ja është duke e kundërshtuar Byronë dhe për këtë e ka dërguar në Kushtetuese, vitin e kaluar.

    “I pari problem që e kemi në këtë drejtim është që për neve është e papranueshme se si Gjykata Kushtetuese të merr më shumë se një vit, pra në shkurt ë viti të kaluar PDK-ja e ka dërguar ligjin dhe tek tani, pra në në fund të muajt qershor të kuptojmë që Byroja është shpallë e pavlefshme.

    Tash ti mua po më pyet për argumentet juridike, por unë mund të them që kundërthënia e jonë dhe e opozitës nuk është fare e natyrës juridike, është e natyrë politike. Situata është e qartë, Qeveria, VV-ja insiston që te këtë Byro që do të merre me pasurinë e pajustifikueshme të zyrtarëve të lartë dhe PDK-ja që insiston që nuk duhet të ketë”, ka shtuar Haxhiu.

    Sipas saj, PDK-ja edhe opozitarë të tjerë janë në “siklet” nga ky ligj.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme04 Korrik 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përuruar sonte selinë e re. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka publikuar pamje nga ceremonia....
    Lajme04 Korrik 2024
    Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, vdiq të hënën. “Gjenerali i letërsisë”, pikëlloi zemrat e shqiptarëve por edhe artdashësve anekënd botës. Për...
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit sot edhe nga Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fiçi,...
    Të tjera
    Sport04 Korrik 2024
    Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka ka zbuluar se kush e ndjen se është lojtari më i nënvlerësuar në futbollin botëror. Saka e...
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka festuar sot ditën e tij të lindjes. Rama ka lindur më 4 korrik në Tiranë. E...
    Sport04 Korrik 2024
    Hidhet shorti për sezonin 2024/2025 në Serie A. Kampionati më i dashur në Shqipëri, do e nisë edicionin e ri në fundjavën...
    Vip04 Korrik 2024
    Prej kohësh në rrjet po qarkullonte lajmi se pas BBV, Ed Manushi i ofroi Heidit t’i bashkohej grupit të “Top Arena”, ndërsa...
    Lajme04 Korrik 2024
    Ish-shefi i shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ka vazhduar dëshminë në Hagë. Ai u mor në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit....
    Sport04 Korrik 2024
    Ashtu siç pritej, më i vogli nga vëllezërit Mbappe ndjek gjurmët e më të madhit, Kylian dhe largohet nga PSG . Lille...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.