Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala ka shkruar për bastisjet që po ndodhin në shtëpitë e Jakup Krasniqit.Shala shkruan se fjala liri është sinonim i emrit Jakup Krasniqi,.
Ai thotë se Krasniqi sakrifikoi lirinë e tij jetësore për lirinë e popullit, kjo sepse më 1981 deri më 1991 u burgos për arsye politike nga serbët.
Shala thotë se ai ishte frymëzim dhe motiv për pjesëtarët e UÇK-së.Ky është postimi i tij i plotë:Kur përmendet emëri i Jakup Krasniqit, fjala liri është sinonim i këtij emëri!
Baca Jakup është një nga të paktët që sakrifikoi lirinë e tij jetësore për të pasur lirinë e një populli të tërë sepse në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb, ai ishte frymëzimi dhe motivi për secilin prej nesh si pjesëtarë të UÇK-së për të vazhduar rrugën e duhur për liri dhe pavarësi nga agresori serb!
Sot, të gjithë ata që e njohin bacin Jakup e din se puna dhe veprat e tij për të cilat ndiqet edhe sot janë padrejtësia më e madhe që mund t’i bëhet dikujt që ishte shembull dhe frymëzim për çdo ushtar të UÇK-së.