Kampioni i Botës në Boks, Haxhi Krasniqi, ka mbajtur një konferencë për media në Prishtinë pas triumfit në garën për tituj WBA dhe IBO.
Ai ka njoftuar se pas paraqitjes për gazetarë do të marrë rrugë për në Prekaz të Skënderajt për të bërë homazhe në kompleksin e Jasharajve.
“T’i dërgoj titujt në Prekaz e ndjej për borxh për atë vend”, ka thënë Krasniqi.
“Ata e kanë sakrifikuar jetën e vet. Atij vendi i përkulem gjithmonë”.