-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Avdyli për LDK-në: Cakërruan vezët me kryepopin serb, nuk po takohen me Kurtin

    FrontOnline
    25 Prill 2025

    Deputeti Haxhi Avdyli  ka thënë se ish-kolegët e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, më parë takohen me klerikët serbë sesa me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

    Duke folur për refuzimin e LDK-së që të takohet me Kurtin për bllokadën në Kuvend, Avdyli ka përmendur takimin mes nënkryetarit të LDK-së, Gazmend Muhaxheri me  patriarkun serb Profirije.

    “Ka probleme të brendshme [LDK-ja] sepse të thuhet se nuk takohet me partitë shqiptare është shumë e neveritshme, në të njëjtën kohë nënkryetari i kësaj partie cakërron vezët me kryepopin serb që mohon shtetin e Kosovës dhe shkon direkt në Moskë për t’u takuar me Putinin dhe kërkon nga ai që të na ndihmojë ta kthejmë Kosovën, duke i zhdukur shqiptarët, gatishmëria e tyre është shumë e lehtë që të takohen me shovenistin serb dhe nuk takohen me kryeministrin në detyrë”, ka thënë Avdyli në ATV.

    “Nëse janë duke më dëgjuar ju them marre ju qoftë”, ka thënë ai.

    Gjatë kësaj interviste, Avdyli është shprehur i bindur se u mungon vetëm një votë për ta votuar Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit të Kosovës.

    Ai ka thënë këtë duke u mbështetur në votat e Nismës, ani pse tha se nuk ka marrëveshje zyrtare mes Vetëvendosjes dhe Nismës.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, sot është pyetur nga gazetarët edhe për qëndrimin që do të mbajë nëse LVV do...
    Lajme29 Maj 2025
    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje e 260’të. ZKM ka njoftuar se në këtë mbledhje qeveria ka:...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se si parti kanë dhënë emrat që do t’i votonin të VV-së, pa asnjë kusht....
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje s’po bën “asnjë veprim” që tha do ta nxirrte Kosovën...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për sa i përket protestës së...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, pasi që ky i fundit krahasoi bllokadat...
    Lajme29 Maj 2025
    Seanca e 24-të konstituive do të mbahet pas dy ditësh. Kështu njoftoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
    Lajme29 Maj 2025
    Një tjetër përpjekje, e 23-ta me radhë, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish. VV ka vazhduar edhe me përpjekjen...
    Kronika29 Maj 2025
    Mëngjesin e së mërkurës, policia në Prishtinë ka arrestuar katër persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar tetë objekte në lokacione të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.