Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli e ka quajtur komunist kreun e partisë së tij, Isa Mustafen, transmeton Front Online.
Ky reagim i tij përmes llogarisë së tij në Facebook erdhi menjëherë pasi Isa Mustafa, ka thënë se Avdyli dhe Osmani iu kanë gëzuar fitores së VV-së në Llap.
Postimi i plotë:
“Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri BRSS , i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar ne SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij”.