×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Avdyli i reagon ashpër Isa Mustafës për këtë deklaratë të tij për Vjosa Osmanin

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli i ka reaguar të parit të kësaj partie, Isa Mustafës, për deklaratat e fundit të tij në drejtim të u.d., të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

    Një një postim në Facebook, Avdyli ka thënë se këto deklarata të Mustafës për dialogun, sipas tij, nuk përkojnë to.

    “Isa Mustafa, si politikan tërësisht i dështuar që e ka qitë LDK-në për toke, po tenton të qëndrojë relevant duke e sulmuar u.d. Presidenten Vjosa Osmani në baza ditore bazuar në gënjeshtra, deklarata që nga Vjosa askush si ka dëgjuar përveq imagjinatës së tij. Psh tani, ky President-në tentativë, paska thënë që Vjosa folë kot dhe troket në derë të hapur sa i përket dialogut. Nëse e dëgjon me vëmendje, Vjosa nuk e kërkon pezullimin e dialogut por unifikimin e qëndrimit të përbashkët të Kosovës para se të shkohet në Bruksel”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Isa Mustafa, si politikan tërësisht i dështuar që e ka qitë LDK-në për toke, po tenton të qëndrojë relevant duke e sulmuar u.d. Presidenten Vjosa Osmani në baza ditore bazuar në gënjeshtra, deklarata që nga Vjosa askush si ka dëgjuar përveq imagjinatës së tij. Psh tani, ky President-në tentativë, paska thënë që Vjosa folë kot dhe troket në derë të hapur sa i përket dialogut. Nëse e dëgjon me vëmendje, Vjosa nuk e kërkon pezullimin e dialogut por unifikimin e qëndrimit të përbashkët të Kosovës para se të shkohet në Bruksel. Por, për Isa Mustafën rëndësi paska vetëm qëndrimi që e ka tani PDK-ja. Ai thotë se Vjosa e të tjerët flasin kot rreth temës së dialogut sepse ne duhet të shiqojmë vec cka kërkon PDK. Sa më vie keq të shoh se ku ka ra partia institucionaliste LDK, përderisa udhëhiqet nga dikush që cdo ditë sulmon dy institucionet kryesore në vend: Presidencën e Kuvendin, vetëm pse ato nuk po udhëhiqen nga njerëzit e Isës. Ky shkatërroi gjithcka që kishte përpara vetes gjatë tërë kohës vetëm për t’u bërë vet president (edhe koalicionin qeverisës, edhe partinë, e tash po tenton edhe vendin) i shtyrë nga ambicie të tij puro personale të pakontrolluara. Ka ardhe koha që të flasim hapur dhe të REFUZOJMË këtë mendësi karrieriste shkatërruese të tij: Edhe LDK, edhe partnerët e tjerë të koalicionit e mbi të gjitha ta refuzojnë qytetarët e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të pikave kufitare me Kosovën. Sipas të dhënave të...
    Lajme02 Janar 2025
    Nagip Krasniqi ka thënë se miku i tij, profesori i Universitetit të Prishtinës dhe bashkë-themeluesi i organizatës jo-qeveritare GLSP, Fisnik Korenica, i...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet i PDK-së, Hajdar Beqa, ka marrë pjesë sot në një ceremoni nderimi për Dëshmorët e Kombit, së bashku me...
    Të tjera
    Vip02 Janar 2025
    Xheneta u shpreh se e konsideron si gabimin më të madh në Big Brother VIP Kosova raportin e saj me Gjestin. Ajo...
    Vip02 Janar 2025
    Një diskutim me tone të ashpra ka rezultuar mes Drenushës dhe Gjestit. Drenusha u shpreh se loja e Gjestit ishte e dobët,...
    Lajme02 Janar 2025
    Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit publik në kryeqytet, me bileta të integruar ditore, javore...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ndodhi të mërkurën ku dy mjete janë përplasur në afërsi të fshatit Zemblak duke sjellë vdekjen e menjëhershme...
    Sport02 Janar 2025
    Edon Zhegrova e kaloi një vit përrallor me Lillen. Ylli kosovar u bë njëri prej lojtarëve kryesorë tek ekipi francez, me të...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Listal Ideal, Ramush Haradinaj, ka thënë se sfida e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.