Sokol Havolli, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, ka shkruar për tubimin e kësaj partie në qytetin e Gjilanit.
Havolli thotë se qytetarët e Gjilani të shkelur nga pushteti qëndror dhe lokal kanë vendosur t`i jap drejtim të ri këtij qyteti me mbështetjen për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku.
“Me Kryeministrin në ardhje z.Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan z.Lutfi Haziri, në tubimin me banorët e Lagjës Dardania në Gjilan, të shkelur nga pushteti qëndror dhe lokal, ata janë të vendosur t’i japin drejtim të ri qytetit dhe vendit tonë”, ka shkruar Havolli.
Postimi i plotë:
Me Kryeministrin në ardhje z.Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan z.Lutfi Haziri, në tubimin me banorët e Lagjës Dardania në Gjilan, të shkelur nga pushteti qëndror dhe lokal, ata janë të vendosur t’i japin drejtim të ri qytetit dhe vendit tonë!
Ky është momenti kur shpresa rikthehet dhe ndryshimi bëhet i pashmangshëm.
124 për LDK
1 Lumir Abdixhiku
40 Sokol Havolli