×
  • Lajme
  • Lajme

    Haskuka s’duron më: Nuk kalon një ditë që Komuna e Prizrenit nuk “atakohet” me lajme të pavërteta

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili gjithherë është shquar për qetësinë e tij në paraqitjet publik dhe ne deklaratat e dhëna, duket se sot i ka ardhur fundi qetësisë së tij. Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar që të ndalen lajmet e rreme që po përhapen për komunën e tij.

    “MJAFT! Nuk kalon një ditë që Komuna e Prizrenit nuk “atakohet” me lajme të pavërteta dhe propaganda të rreme!

    Një i tillë është publikuar edhe sot kinse në QKMF në Prizren në të njëjtin vend po bëhen edhe analizat, por edhe testet serologjike për COVID-19, me titullin “Korridori i QKMF-së në Prizren, të gjithë në një vend, ata për analiza dhe ata për teste të Covidit”.

    Postimi i plotë:

    MJAFT!
    Nuk kalon një ditë që Komuna e Prizrenit nuk “atakohet” me lajme të pavërteta dhe propaganda të rreme!
    Një i tillë është publikuar edhe sot kinse në QKMF në Prizren në të njëjtin vend po bëhen edhe analizat, por edhe testet serologjike për COVID-19, me titullin “Korridori i QKMF-së në Prizren, të gjithë në një vend, ata për analiza dhe ata për teste të Covidit”.
    Komuna e Prizrenit të hënën ka bërë publike që qytetarët tanimë do të mund të bëjnë teste serologjike për COVID-19, ??̈ ??????????? ? ??????̈? ??̈ ?????̈????̈ ????????? 1, ? ?? ??̈ ????, ashtu siç thuhet në lajmin e rremë.
    Për realizimin e këtyre testeve, laboratorin për analiza të gjakut në QMF 1 kemi kthyer në laborator vetëm për analiza për COVID-19. Ndërkaq edhe vrulli i punëve në QKMF është rritur po për këtë shkak, meqë qytetarët që merrnin shërbime për analiza në QMF 1, tanimë këto shërbime po i kryejnë në QKMF.
    Gjendjen faktike në vendin ku po bëhen analizat serologjike në QMF 1 e tregojnë më së miri fotografitë që mund t’i shihni e që janë bërë po sot, ku qytetarët që vijnë për t’u testuar nuk kanë assesi kontakte me personat apo pacientët tjerë.
    Për gjitha këto informacione e kemi njoftuar edhe publikun, ndërkaq nga ata, që e keqpërdorin “gazetarinë” për dezinformime dhe nuk e marrin parasysh etikën e gazetarisë për informim të drejtë të qytetarëve, kërkoj që të kërkojnë falje publike, përndryshe do të bëjmë padi për shpifje!
    #nukdondalemi #përPrizrenin
    Mytaher Haskuka

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Meteorologu Mendim Rugova paralajmëroi se “temperaturat pritet të bien goxha si shumë” këtë javë. “Temperaturat pritet të bien goxha si shumë”, ka...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeministri i Kososvës, Albin Kurti sonte në Pejë ka falënderuar  pejanët për mbështetjen, siç u shpreh pa rezervë, pa kursim, pa pushim...
    Lajme13 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje sonte po mban një tubim në qytetin e Pejës. Tubimi tashmë ka filluar dhe kjo është bërë e ditur nga...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë që të sigurohet...
    Lajme13 Janar 2025
    Mjekët kanë konstatuar vdekjen e një gruaje 43-vjeçe, e cila është gjetur sot në një apartament në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë....
    Sport13 Janar 2025
    Lojtarët e Barcelonës fituan Superkupën e Spanjës mbrëmë, duke mposhtur rivalin historik Real Madridin me rezultat 5-2. Nga finalja e luajtur në...
    Lajme13 Janar 2025
    Të enjten dhe të premten (16 – 17 janar) në Kosovë do të qëndrojë një delegacion prej tre anëtarësh i Asamblesë Parlamentare...
    Vip13 Janar 2025
    Një moment fantastik është krijuar në mes Vullnetit dhe Gresës duke u kujdesur për foshnjën e tyre të improvizuar. Ata u kujdesën...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij në Kampusin e Shkollave të Mesme në Viti, ka vlerësuar projektin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.