Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare, ka thënë se po shihet që fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është e madhe.
Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai ka shtuar se Qeveria e ardhshme do të jetë më e qëndrueshme sesa ajo paraprake.
“Përqindjen nuk e dimë, unë kërkoj nga të gjithë komisionarët që të jenë vigjilentë deri në numërimin e votës së fundit”.
“Po shihet se fitorja është më e madhe sesa që kemi pritur. Do të kemi një qeveri stabile e cila nuk do të rrëzohet pas 50 ditësh siç ka ndodhur më herët”.