Ish-udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi ka dal sot për herë të parë pranë trupës gjykuese të Dhomave të Specializuara në Hagë, raporton Front Online.
I njëjti është duke u akuzuar për krime lufte si dhe për krime kundër njerëzimit.
Aktakuza e plotë e prezantuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, Jack Smith:
1. Përndjekje, krim kundër njerëzimit.
2. Burgosje, krim kundër njerëzimit
3. Ndalim arbitrar për krime lufte
4. Akte të tjera ç`njerëzore kundër njerëzimit
5. Trajtim mizor dhe krim lufte i ndëshkueshëm.
6. Torturë dhe krim kundër njerëzimit
7. Torturë dhe krim lufte
8. Vrasje ose krim kundër njerëzimit
9. Vrasje e paligjshme ose krim lufte
10. Zhdukje me forcë e personave
Këto krime u kryen përafërsisht në prill 1998 dhe gushtit të vitit 1999, në një numër vendodhjesh në Kosovë e Shqipëri. Në komunën e Podujevës, në Drenovc dhe në vendet e tjera në Komunën e Rahovecit, në Malet e Berishës, Llapushnik dhe në vendet e tjera në Komunën e Drenasit, Ferizaji dhe në vendet e tjera të kësaj komune, Gjilan, Jabllanicë në komunën e Gjakovës, vendndodhje në komunë e Kaçanikut dhe në vende të tjera në komunën e Lipjanit, në Likovc në komunë e Skenderajt, Malishevë dhe në vendet e tjera të Malishevës, në shpellën e Vojadës në komunën e Klinës, në Novobërdë, Zllash dhe në vende të tjera në Prishtinë, në Prizren, Suharekë dhe vendodhje në komunë e Vitisë. Poashtu edhe në Kukës në Shqipërinë Veriore.