×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hashim Thaçi e nis fjalën përmbyllëse në Hagë duke uruar për 17 Shkurtin: Unë jam i pafajshëm

    FrontOnline
    18 Shkurt 2026

    Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka nisur fjalimin e tij para trupit gjykues.

    Ai ka thënë se është vetëm një e vërtetë, dhe ajo është se ai është plotësisht i pafajshëm.

    Fjalimin e tij e ka nisur me urimet për gjithë shqiptarët, ne përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

    “Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm”, tha Thaçi.

    “Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morbide ishte Sllobodan Millosheviqi”.

    “Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë”, shtoi Thaçi.

    Sipas Thaçit, kundërshtari i vetëm i tij dhe i UÇK-së ishte regjimi i Millosheviqit.

    “Unë nuk isha i sigurt nëse do ta shihja më familjen time, e lëre më të ushtroja kontroll. U ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri. Kontrolli dhe pushteti ishin në duart e Slobodan Millosheviqit”, përfundoi ai.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ambasada amerikane në Kuvajt është e mbyllur “deri në njoftim të mëtejshëm” sipas një postimi në llogarinë e saj X, duke cituar...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ushtria izraelite ka njoftuar mbrëmë për vrasjen e Komandantit të Xhihadit Islamik Palestinez në sektorin e Libanit në Bejrut. Në njoftim thuhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ambasada e ShBA-së në Riad është sulmuar nga dy dronë. Kështu ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes së Arabisë Saudite, përmes një deklarate...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ambasada amerikane në Kuvajt është e mbyllur “deri në njoftim të mëtejshëm” sipas një postimi në llogarinë e saj X, duke cituar...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ushtria izraelite ka njoftuar mbrëmë për vrasjen e Komandantit të Xhihadit Islamik Palestinez në sektorin e Libanit në Bejrut. Në njoftim thuhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka në rend...
    Lajme03 Mars 2026
    Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët për administrimin e drejtësisë, ku pritet dëshmia...
    Ekonomi03 Mars 2026
    Tensionet e shtuara dhe përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po shkaktojnë alarm në tregjet ndërkombëtare dhe po rrisin pasigurinë ekonomike...
    Lajme03 Mars 2026
    Moti sot do të jetë me vranësra të shpërndara dhe me intervale me diell. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.