×
  • Lajme
  • Lajme

    Hashani: Gripi që po qarkullon në Kosovë është më i vështirë se të tjerët, për 20% janë rritur kërkesat për kontrolle

    FrontOnline
    10 Janar 2025

    Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e numrit të pacientëve për kontrolle nga prekja e gripit sezonal.

    Janë rritur për 20% kërkesat e qytetarëve për kontrolle në QKMF, krahasuar me dy javët e fundit. Kështu po deklaron për “Front Online” kryeshefi i QKMF në Prishtinë, Valdet Hashani.

    “Deri në 10-20 % është rritur kërkesa e pacientëve krahasuar me dy javët e fundit”, ka thënë ai.

    Hashani ka bërë të ditur simptomat e gripit që ka mbërthyer Kosovën.

    Ai thotë se ky grip fillon nga temperatura e deri tek dhimbjet muskulore.

    “Kollë me këlbaz ose i thatë, temperaturë ethe, dhimbje muskulore, dhimbje koke. Disa pacientë kanë edhe vjellje dhe barkkëqijtë, me frymarrje po kanë më shumë probleme”, shprehet ai.

    Mosha e fëmijëve dhe të moshuarve më të prekurit nga gripi sezonal

    Kryeshefi i QKMF-së, në Prishtinë, Valdet Hashani tregon se moshat më të prekura nga gripi sezonal janë fëmijët të moshuarit dhe personat me me pak imunitet.

    Ai thotë se deri në dy javë zgjat gripi tek personat që s’kanë imunitet.

    “Atakimi i këtij gripi është tek mosha e fëmijëve, të vjetërit që janë me imunitet më të komplikuar, grat shtatzëna krejt ky grupi që hyn në kategorinë e rrezikshmërisë më të lartë. Ata që kanë më shumë imunitet ka më pak raste të prekjes nga gripi. 4-5 dite nëse nuk ka imunitet deri ne 2 jave”, deklaroi Hashani.

    Kryeshefi i QKMF ka apeluar tek qytetarët që në momentin që i vërejnë simptomat e para të qëndrojnë në shtëpi.

    Tutje, sipas tij gripi që po qarkullon aktualisht në vend është më i vështirë se të tjerët që kanë qenë.

    Ai ka treguar edhe hapat që duhet t’i marr një pacientë për t’u shëruar.

    “Në momentin që i dallon simptomat e para, duhet të ketë secili qytetarë regjim të shtratit dhe të pijë sa më shumë çajrja, lëngje, supa, paracetamola, vitamina dhe duhet të qëndroj në shtëpi që ta ruaj secilin njëri tjetër. Nëse patjetër duhet të dal duhet me vendos maskën se infeksionet bartën nga kontakti i drejtpërdrejtë ose kollit gjatë bisedës. Ky grip është pak më i vështirë se të tjerët që kanë qenë gjatë sezonës”, shprehet ai.

     

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeshefi i QKMF-së, në Prishtinë, Valdet Hashani tregon se moshat më të prekura nga gripi sezonal janë fëmijët të moshuarit dhe personat...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Gjykatën Penale në Bruksel është duke vazhduar gjykimi ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e aktivistit kosovar Enver Hadri, 35 vjet...
    Lajme10 Janar 2025
    Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka reaguar pas vizitës në Prishtinë të Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma....
    Të tjera
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar futbollistët e klubit “Ramiz Sadiku” në Prishtinë. Hamza ka premtuar ta rrisë...
    Vip10 Janar 2025
    Ka eskaluar debati mes Drilonit dhe Xhenetës, kur kjo e fundit insistonte se ai nuk sillet mirë me Sarën. “Nuk është trajtim...
    Vip10 Janar 2025
    Drenusha ka debatuar me Sarën me tone të larta, duke i kërkuar ‘llogari’ pse nuk është përgjigjur në pyetjen e publikut. “Gënjeshtare,...
    Vip10 Janar 2025
    Pas debateve të ashpra dhe tensionuese mes banorëve, Rovena dhe Sara kanë diskutuar. Rovena i kërkoi aleancë Sarës, pasi thotë se duan...
    Lajme10 Janar 2025
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për...
    Lajme10 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përmbledhur takimet që ka zhvilluar Zëvendës Sekretari Amerikan për Menaxhim dhe Resurse,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.