×
  • Lajme
  • Lajme

    Hashani: Fondi Sovran ide majtiste, nuk i duhet aspak Kosovës

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2023

    Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7.

    Ky fond i cili ka qenë një ndër premtimet më të mëdha të Lëvizjes Vetëvendosje sipas profesorit Median Hashani nuk i duhet fare Kosovës.

    Sipas tij Kosova duhet të orientohet kah privatizimi dhe jo nga një ekonomi centraliste që të gjitha ndërmarrjet publike t’i kontrolloj një ndërmarrje sic është Fondi Sovran

    Profesori Hashani mendon se ligji për fondin do të kaloj të gjitha leximet në Kuvendin e Kosovës por që aty do të mbetet dhe nuk do të mund të bëhet asnjë hap tjetër.

    “Unë mendoj se gjitha kjo do të mbetet vetëm në letër pra nuk do të realizohet për arsye se edhe po të kaloj gjitha hallkat ligjore në këtë mandat qeverisë nuk do të mund të bëhet asgjë. Kjo do të jetë për të ardhmen ku qeveria do të lavdërohet se ka bërë ligjin për fondin sovran por që nuk do të mund ta funksionalizojn dhe do kryeministri Kurti do të arsyetohet para elektoratit të tij se ka realizuar një premtim. Pra ky do të jetë vetëm një trik politik i qeverisë Kurti dhe asgjë më shumë”, ka thënë profesor Hashani.

    Në anën tjetër sipas profesor Median Hashani qeveria Kurti ka dështuar në tërësi rrafshin ekonomik ndërsa që reformat në ekonomi t’i bazoj në nevojat ekonomike të vendit duke u bazuar në një studim fizibiliteti të cilin se ka bërë asnjëherë.

    Ndryshe ideja e themelimit të Fondit Sovran sipas Hashanit është ide majtiste dhe Lëvizja Vetvendosje e ka ideologjin majtiste dhe ata mendojnë që nuk do të shkojnë kah privatizimi duke premtuar se edhe do ta mbyllin AKP-në dhe pavarësisht ideolgjisë dhe vendimit për themelim të fondit kjo qeveri do të ballafaqohet me probleme të mëdha në realizim.

    “Të gjitha ndërmarrjet publike pothuajse janë duke punuar me humbje, qeveria ka premtu se do të sjellë borde profesionale në këtë ndërmarrje për me i ndryshu gjendjen në këto ndërmarrje. Meqenëse tash kjo qeveri e pa se dështoj në menaxhimin e ndërmarrjeve publike atëherë vendosi ta bëjë ligjin për Fondin Sovran për t’i mbuluar këto dështime”, ka thënë Hashani.

    Këtë pohim profesor Hashani thotë se e mbështet edhe në faktin se ky fond po krijohet për t’i menaxhuar pikërisht këto ndërmarrje që janë duke operuar me humbje./T7

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.