×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani: Rusia dhe Kina pa ndikim në dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    21 Shkurt 2021

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur lidhur me mundësinë e përfshirjes së Rusisë dhe Kinës në dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e organizimi të një konference ndërkombëtare.Hasani thotë se nuk beson në mundësinë e një konference ndërkombëtare për Kosovën, sepse, sipas tij, pikëpamjet e Rusisë nuk janë vetëm në kundërshtim me pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë, por janë edhe në konflikt me ta.

    “Amerika dhe Evropa e shohin Kosovën si një çështje të sigurisë që është pjesë e skemës së sigurisë Euro-Atlantike. Ata duan që problemi i Kosovës të zgjidhet si pjesë e sigurisë Euro-Atlantike, në të cilën Rusia dhe aktorët e tjerë nuk mund të luajnë ndonjë rol, kështu që thirrja e një konference ndërkombëtare është jashtë diskutimit”, tha Hasani për REL, në gjuhën serbe.

    Sipas tij, aktualisht Kosova nuk është një problem i sigurisë që do të kërcënonte stabilitetin rajonal dhe më të gjerë siç ishte nën Millosheviqin.

    “Tani është më shumë çështja e demokracisë dhe zhvillimit të Kosovës si shtet dhe shoqëri. Qëllimi është të formatojmë Kosovën në përputhje me standardet perëndimore, Euroatlantike. Nëse do të zgjidhnim çështjen e njohjes me Serbinë, ajo do të pasohej nga njohja e anëtarëve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani. Unë pres që pas ndryshimit të administratës në Uashington, kjo njohje do të vijë edhe më herët. Kjo do të ngushtonte hapësirën për manovrim të Rusisë, e cila po përpiqet të destabilizojë këtë zonë duke përdorur Serbinë si një agjent të paqëndrueshmërisë së mundshme”, tha ai.

    Hasani ka komentuar edhe tensionimin e marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Rusisë dhe Kinës nga ana tjetër, dhe nëse mund të reflektojë kjo në sjelljen e Rusisë dhe Kinës ndaj problemit të Kosovës.

    “Mendoj se përkeqësimi i marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Rusisë dhe Kinës forcon pozicionin e Kosovës në negociatat me Serbinë dhe dobëson pozicionin e Serbisë. Siç e kam thënë tashmë, për Kinën çështja kryesore është tregu dhe ajo ka probleme me Perëndimin, veçanërisht kur bëhet fjalë për biznesin. Nuk besoj se kjo mund të çojë në konfrontime ushtarake. Kina nuk ka forcë për të vepruar ushtarakisht jashtë sferës së saj të interesit. E njëjta gjë vlen për Rusinë. Sidoqoftë, Rusia është tradicionalisht e pranishme në vendet e Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore, ku ajo pak a shumë luan rolin e një fuqie të vogël.

    Kjo është arsyeja pse Perëndimi po përqendrohet në problemet e brendshme të Rusisë në mënyrë që të parandalojë përpjekjet e saj për të rinovuar interesat e ish-perandorisë Sovjetike”, tha Hasani.Hasani mendon se Rusia dhe Kina nuk mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pasi, Kosova, sipas tij, tashmë është në sferën e interesit të strukturave politike dhe ushtarake Euro-Atlantike.“Serbia qartë është përcaktuar për rrugën evropiane dhe kjo do të ketë një çmim për Serbinë në kuptim ë njohjes përfundimtare të Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran. Edhe vendet e Bashkimit Evropian, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, herët a vonë do të përcaktohen për njohje të plotë. Kështu që Kina dhe Rusia do të duhet të pranojnë realitetin. Në fund të fundit, e drejta ndërkombëtare gjithashtu thotë që, kur dy palë bien dakord, palët e treta nuk kanë të drejtë të bllokojnë atë marrëveshje për një kohë të pacaktuar”, tha Hasani.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Halil Thaçi, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në një prononcim për Front Online e ka quajtur doracakun famëkeq  “veç një doracak”...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Projektligji mbi ndarjen buxhetore pёr Buxhetin 2025, do tё shqyrtohet sot nga katёr komisione tё ndryshme, nё Kuvendin e Kosovёs. Komisioni për...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Moti sot parashihet të jetë me pak vranësira dhe me intervale me diell, dhe vende-vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. “Jam i emocionuar të shpall...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të...
    Vip14 Nëntor 2024
    Leo është pyetur se në cilën fazë qëndrojnë me Lelën në darkën e të nominuarve. Ai duke u qeshur e shkurtimisht u...
    Vip14 Nëntor 2024
    Xheneta ka shprehur vetëbesimin e saj të plotë dhe krenarinë duke e konsideruar vetveten si femrën më të mirë në shtëpinë më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.