Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, ka folur për arrestimet e sotme që Gjykata Speciale i bëri në Kosovë.
Hasani tha se fillimisht Gjykata Speciale nuk është dashur të votohej në Kuvendin e Kosovës, teksa e përmendi edhe faktin se ai personalisht s’e ka votuar.
Fillimisht Gjykata Speciale nuk është dashur të bëhej. Unë personalisht nuk e kam votuar sepse është bërë për transplant organësh. Unë këto s’kam mundur t’i barti sepse është dashur të shkelë mbi trupin tim.
“Në vitin 2015 është krijuar Specialja me atë presionin ndërkombëtar, me atë modelin, dhunë psikike dhe ndalesh e mendon se cila është arsyeja, s’kishim transplant organesh me raportin e Dick Martyt. Aty kishte nga Shtabi i Përgjithshëm deri te ushtarët ishin pjesë dhe s’kishte akuzë të plotë, por thoshin se do të hetoheshin krimet”, tha Hasani në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se miqtë ndërkombëtarë të Kosovës kanë bërë presion të vazhdueshëm që Gjykata Speciale të votohej, ku përmendi konkretisht amerikanët.
“Dhe njerëzit, për shkak se miqtë ndërkombëtarë që na kishin ndihmuar për lirinë e Kosovës, ishin amerikanët ata që e bënin presionin në vazhdimësi, por në politikë duhet ta kuptosh interesin, jo dashurinë. Interesi i shtetit dhe dashuria. Ne thoshim që ‘amerikanët na duan neve’. Amerikanët kanë interesa ndaj neve, na respektojnë dhe duan se jemi besnikë”, tha ai.