×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani: Opozita mund ta çojë në kushtetuese zgjedhjen e kryeparlamentarit nëse LVV-ja e vonon

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për afatet kohore për krijimin e Qeverisë së re të vendit, dhe votimin e kryetarit të Kuvendi të ri të Kosovës.

    Ai ka pohuar se nëse zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, Albin Kurti, si kryetar i partisë që doli e para, e vonon, atëherë këtë ngërç të mundshëm deptuetët e opozitës mund ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

    “Në sistemin çfare jemi ne nuk ka fitues, ka fitues absolut dhe ka fitues relativ të zgjedhjeve. Albin Kurti, Qeveria 2 që shkoi nuk ka qenë fitues, ka qenë fitues relativ, fitues absolut i zgjedhjeve në Kushtetutë është kur ti i fiton 50 plus 1 të deputetëve, sepse me ato vota zgjidhet qeveria. Atëherë kishte vullnet me iu thane pakicave jo shqiptare shkoni edhe me krijuar gjendjen siç është krijuar. Tani ka ardhur situata, së pari ngërçi për kryetar të Kuvendit nuk mundet, sepse për çdo 48 orë ata duhet të mblidhen derisa ta zgjidhin kryetarin e Kuvendit. Kjo normë është mirë që është krijuar sepse ju e dini se atëherë Gjykata Kushtetuese e pati zhbllokuar kur është zgjedhur Isa Mustafa. Sa i përket kësaj tjetrës shkelja për rastin Hotin shkelja që ka sanksione kushtetuese për shefin e shtetit, Znj. Osmani, mundet të vijë në pozitë të keqe, nëse çëshja shkon në Gjykatë Kushtetuese”.

    “Ka afat kohor, çdo 48 orë si të fillon seanca, seanca fillon brenda 30 dite, ky vetëm i sill deputetët, po brenda 48 orësh ata duhet të mblidhen ta bëjnë, derisa të lodhen. Vendimi për ndërprerje të seancës ta zëmë, ai është vendim i Kuvendit, në moment që jepet betimi ata janë deputetë që mund ta ushtrojnë një pjesë të funksioneve, funksionin legjislativ nuk munden pa u formu ne e kemi thanë në rastin VLAN, kurse funksionin pas betimit e ushtron për çështje si dërgimi i në Gjykatën Kushtetuese, edhe munda ta dërgojnë menjëherë çështjen në Gjykatë Kushtetuese dhe thonë ‘a ka afat apo nuk ka?’”, ka thënë Hasani./Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.