×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani: Është mjerim politik urrejtja ndaj Thaçit, Kurti i është gëzuar shkuarjes së tij në Hagë

    FrontOnline
    14 Mars 2025

    Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur një sërë çështjesh, duke përfshirë këtu edhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë, dhe sjelljen e qeverisë ndaj tyre.

    Hasani ka lartësuar ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se ai është Ismail Qemaili i dytë, dhe kështu do ta shohin edhe gjeneratat e ardhshme.

    ‘‘Tash ata janë atje, shtetin që ëshjtë kriju, shtetin që është shpallë me 17 shkurt të 2008, njerëzit e atij pushteti që i gëzuan që dikur e kanë luftu qat pavarësi që i gëzohen qatij pushteti qasaj pavarësie që thirren në emër të pavarësisë, nuk janë në gjendje ti mbrojnë njerëzit që e kanë shpall pavarësinë. Hashim Thaçi është Ismail Qemali i dytë. Për neve është kritika, njerëzit që i kanë humb betejat, e kanë humb memorien i kanë humb të gjitha, ata nuk e shohin si proces, por do ta shohin pak ma vonë, do ta shohin një proces pak më vonë, gjeneratat që vijnë, ata do ta shohin shtetin e Kosovës, ata do ta shohin që Hashim Thaçi është Ismail Qemali i dytë’’, ka thënë ai.

    Po ashtu, Hasani e ka quajtur mjerim urrejtjen ndaj Thaçit, dhe se është ‘’sëmundje shpirtërore’’, mënyra si kritikohet ai.

    ‘‘Kështu që duke i pa gjitha këto, dhe ndikimet, shpërfilljet njerëzit që kanë shku atje, urrejtjen që e kanë ndaj Hashim Thaçit, urrejtjen që shkojnë me dëshmu atje, lloj lloj njeri, e shoh që është vërtetë mjerim politik, ai mjerim politik është mos me pa, i verbër duhesh me qenë. Ky mjerim politik tani vjen edhe nga pushteti, edhe pushteti nuk e sheh veprimin. Me fanatizëm është kriju urrejtja kundër Hashimit Thaçit. Momenti ma i rëndë është kur thotë po vjen ai që ka shit veshka në QKU. A din çka do të thotë kjo urrejtje, kjo urrejtje është patologjike, është sëmundje, sëmundje shpirtërore e njerëzve. Ata nuk njohin dialog, ata nuk njohin bisedime, ata nuk njohin kundërshtar politik, kjo sëmundje është e rrezikshme, këta njerëz duhet me i çu me i trajtu, nëpër vende atje ku trajtohen të qetësohen’’, ka vijuar tutje ai.

    Hasani ka thënë edhe se kjo urrejtje ndaj ish-presidentit vjen nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, duke filluar nga Albin Kurti e deri të aktivistët e kësaj partie.

    ‘‘Janë njerëzit e pushtetit, janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Mbështetës të tyre, pavarësisht në forma ku janë, janë fanatikë. Kreu i tyre doli në mbyllje të fushatës i quajti krejt hajvan, kështu që e mbylli kapitullin. Shteti nuk ka marrë asnjë veprim për t’i mbrojt nuk ka bë asnjë lëvizje të vogël, përkundrazi ju kanë gëzu shkuarjes së Hashimit Thaçit në Hagë, një pjesë e madhe e LVV-së. Aty që janë drejtues të saj. Prej kryeministrit e poshtë të tjerët. Ai gjithmonë e ka thënë këtë, ‘‘Shko Hashim në Hagë’’’’, ka thënë ai./T7

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj u shpreh për “Front Online” se AAK-ja e ka kushtin e vetëm, atë...
    Lajme14 Mars 2025
    Dy viktimat që humbën jetën tragjikisht në këtë aksident janë Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, ndërsa motra e Arbnorës e cila mbeti...
    Lajme14 Mars 2025
    Aktivisti Luan Hasanaj ka reaguar pas njoftimit nga ZRrE se shtrenjtimi i rrymës pritet të jetë rreth 15 %. Përmes një shkrimi...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Mendimi për motin – 14.03.2025 Ditën e shtunë parashihet mot shumë më i ngrohtë. Fillimisht me intervale më të gjata me diell....
    Lajme14 Mars 2025
    Eguen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mos mbajtje të fjalëve në procesin e fundit zgjedhor,...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi Bashkimin Evropian me vendosjen e tarifave prej 200% për verën, shampanjën dhe pijet e...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një shqiptar është plagosur me thikë në Greqi.  Mediat greke raportojnë se shqiptari është gjetur i plagosur me thikë në një fermë...
    Lajme14 Mars 2025
    Inspektorati Policor të Kosovës, kanë rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë, njëri rast në Gjakovë kurse rasti tjetër në Prishtinë. Nga IPK...
    Lajme14 Mars 2025
    Dy të reja nga Gjilani, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, kanë humbur jetën tragjikisht pas një askidenti të rëndë me veturë në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.