×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasanaj kundër rritjes së çmimit të rrymës: Protestat do të vazhdojnë, e radhës mbahet të shtunën

    FrontOnline
    16 Prill 2025

    Luan Hasanaj, organizatori i grupit protestues kundër shtrenjtimit të rrymës me moton: “Asnjë Cent më Shumë”, ka shprehur pakënaqësi të theksuar për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1%. Ai e ka konsideruar këtë rritje si një vendim të padrejtë, që nuk merr parasysh gjendjen ekonomike të qytetarëve.

    ‘’ Vendimi i ZRrE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1% është një vendim i padrejtë, i pambështetur në interesin publik dhe i marrë pa asnjë ndjeshmëri ndaj gjendjes reale ekonomike të qytetarëve’’, tha Hasanaj për FrontOnline.

    Hasanaj ka theksuar se ky shtrenjtim do të ketë ndikime të shumta, duke përfshirë rritjen e çmimeve të produkteve bazë, çka do ta bëjë jetesën më të vështirë për shumicën e familjeve në Kosovë. Ai ka paralajmëruar se protesta kundër këtij vendimi do të vazhdojnë, duke e theksuar se ky nuk është thjesht një problem energjie, por një çështje e dinjitetit dhe drejtësisë sociale.

    ‘’ Kjo rritje nuk është vetëm barrë mbi faturën e rrymës, por do të pasohet me rritje zinxhir të çmimeve të të gjitha produkteve bazë, duke e bërë jetën edhe më të papërballueshme për shumicën e familjeve në Kosovë. Po, protestat do të vazhdojnë. Reagimi qytetar nuk do të ndalet, sepse kjo nuk është vetëm çështje energjie, por çështje dinjiteti dhe drejtësie sociale’’, tha Hasanaj.

    Protesta e ardhshme sipas Hasanaj  është planifikuar për të shtunën, më 19 prill, në Sheshin Skënderbe, në ora 12:00, ku qytetarët do të shprehin edhe një herë pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të ZRRE-së.

    ‘’ Protesta e radhës mbahet këtë të shtunë, më 19 prill, në ora 12:00 në Sheshin Skënderbe’’, përfundoi Hasanaj.

    Shtrenjtohet rryma/ Pasurohet KEDS-i, varfërohen qytetarët

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për shumicë parlamentare, kjo është dëshmuar 24 herë – kaq ka dështuar Albulena Haxhiu të zgjidhet...
    Lajme01 Qershor 2025
    Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas IHMK-së indeksi UV do të jetë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.