Bora Zemani ka folur jo pak herë lidhur me marrëdhënien e ngushtë që ka me të birin e saj, Arborin si dhe për dashurinë që i falin njeri-tjetrit.
Kështu, ditën e sotme moderatorja ka publikuar në ‘story’ të llogarisë së saj në “Instagram” një bisedë shumë të këndshme me djalin e saj, që e ka shoqëruar me nota humoristike.
Gjatë bisedës, mami Bora po i fliste të birit të saj në mënyrë të zakonshme e me shkurtime, duke “harruar” që ai ende nuk mund t’i kuptojë këto fjalë.
“Bori”- i ka shkruar ajo.
“Po”- është përgjigjur vogëlushi
“Thuaj pupit të hapi tel”
“Ca the? Tel”
“Telefonin”- sqaroi Bora.
Moderatorja e “Për’puthen” e ka publikuar bisedën dhe mbi të ka shkruar:
“Një bisedë me Arborin… Harron mami që biri është i vogël akoma e nuk mund t’i shkruaj me shkurtime”.