Aktori Harrison Ford lëndoi shpatullën e tij ndërsa po filmonte një skenë lufte për filmin e ardhshëm ‘Indiana Jones 5’, transmeton FrontOnline. Për shkak të dëmtimit, Ford shkoi në një pushim të shkurtër nga xhirimet derisa të shërohet, dhe ndërkohë regjisori James Mangold do të vazhdojë xhirimet pa të. “Gjatë xhirimeve të skenës së luftës, Harrison Ford pësoi një dëmtim në shpatull”, tha një zëdhënës i Disney.
“Orari i xhirimeve do të rikonfigurohet sipas nevojës në javët e ardhshme”, shtoi ai. Kjo nuk është hera e parë që Ford lëndohet, pasi edhe gjatë xhirimeve të filmit “Star Wars”, ishte lënduar keq pasi mbi të kishin rënë dyer të mëdha. Kompania e prodhimit në pronësi të ‘Disney’, ishte dashur t’i paguante Ford 2 milionë dollarë si dëmshpërblim. Indiana Jones 5 filloi xhirimet në fillim të këtij muaji./FrontOnline/