×
  • Lajme
  • Lajme

    Hargreaves: Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua as në tentativën e pestë

    E propozuara për kryetare të Kuvendit nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme as të mërkurën.

    Kjo situatë ka shqetësuar jo vetëm qytetarët në vend, por edhe ambasadat e huaja.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka deklaruar se Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale.

    “Më shumë se dy muaj pasi populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interesin kombëtar”, tha diplomati britanik për Klanin.

    Tashmë janë bërë më shumë se dy muaj prej se qytetarët dhanë besimin e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Por, vendi nuk ka as Kuvend të konstituuar, e rrjedhimisht as qeveri.

    Nesër me fillim nga ora 11:00 do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

    Mbetet të shihet nëse nga 25 prilli edhe zyrtarisht do ta kemi Parlamentin funksional.

    Zyrtarisht, Albulena Haxhiu mbetet ende kandidate për kryetare të legjislativit.

    E partitë opozitare në deklarimet e fundit nuk duket se kanë ndryshuar qëndrim ndaj saj, duke u deklaruar kundër saj.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, ka reaguar ashpër pas dëmtimit dhe djegies së bunkerit në Pikën 6,...
    Lajme30 Maj 2025
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me një reagim rreth deklaratës së publikuar nga Avokati i Popullit lidhur me kërkesën...
    Lajme30 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme, të 24-ën me radhë që zhvillohet në përpjekje për ta konstituar...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux. Siç...
    Lajme30 Maj 2025
    Në Komunë e Prishtinës ka ndodhur një rast i tentim-korrupsionit, ku një qytetar dyshohet se ka ofruar ryshfet në vlerë prej 2,000...
    Lajme30 Maj 2025
    Luan Dalipi, shef i kabintetit të Albin Kurtit, ka konfirmuar raportimet se vëllai i tij Driton Dalipi, ‘po e provon fatin në...
    Lajme30 Maj 2025
    Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se vendi është afër një katastrofe ekonomike për shkak të asaj që po...
    Vip30 Maj 2025
    Këngëtarja e madhe, Parashqevi Simaku, ka rrëfyer për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipëria. Në një intervistë për “Opinion”,...
    Lajme30 Maj 2025
    Avokati Ardian Bajraktari tha se Gjykata Kushtetuese ka afat deri në 60 ditë nga momenti i parashtrimit të kërkesës ta jap intepretimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.