Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija në emisionin “Prime Time” është shprehur se nuk mund të thuhet që në Gjykata Speciale nuk po akuzon UÇK-në, pasi njerëzit kryesorë të saj po akuzohen.
“S’mund të thoni nuk po akuzohet UCK-ja, bash UCK-ja po akuzohet”, ka thënë ai.
Specialja ka intensifikuar punën kohëve të fundit ku është konfirmuar edhe aktakuza e parë ndaj ish-pjesëtarit të UCK-së Salih Mustafës, si dhe me arrestim i krerëve të OVL-së.
Po ashtu më 24 tetor të këtij viti bëhen 6 muaj ku është koha që duhet të konfirmohet ose të hedhët poshtë akuza sipas ligjit për Speciale, ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.