Pas një pritjeje tetëvjeçare, Prishtina është shpallur kampione e Kosovës në futboll.
Me fitoren e sotme 1:2 ndaj Gjilanit, kryeqytetasit e kanë siguruar matematikisht titullin e kampionit, raporton FrontOnline.
Pas titullit kampion ka reaguar edhe aksionari më i madh i Prishtinës, Rrahman Haradini.
Në rrjetin social “Facebook”, Haradini i ka uruar “Plisat” për këtë triumf.
Postimi i plotë i Haradinit në “Facebook”:
“Me shum pun dhe mund ma ne fund u realizu deshira e te gjith atyre qe e priten FC PRISHTINEN KAMPION. URIME PLISAVE!“./FrontOnline/