Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, ka folur lidhur me çështjen e presidentit.
I ftuar në emisionin e Çim Pekës, Haradinaj ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, iu ka kërkuar partive të koalicionit të gjejnë zgjidhje lidhur me postin e presidentit.
“Negocionimi me PDK’në do të behet me kujdes edhe nga Mustafa edhe nga unë. Kam punuar që ta kryej një pjesë të kësaj pune, kishte ngecje nga të gjithë. Thaçi më ka thënë me sa duket unë tha shkova, gjeni ju zgjidhje. Ma ka thënë në prezencë të Veselit, Mustafes, Limajt e Pacollit”, ka deklaruar i pari i AAK’së.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar edhe zgjedhje të reja në vend.
Kjo për shkak të një ngërçi politik në çështjen e postit të presidentit të shtetit. Partia që udhëheq Haradinajn e ka propozuar këtë të fundit për president të vendit. Por, nëse nuk arrihet një marrëveshje në mes të koaliconit qeverisës LDK-AAK-Nisma, Haradinaj thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.
“Unë jam i gatshëm të diskutoj për çështjen e presidentit. Aleanca e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Megjithatë në këto rrethana zgjedhjet janë zgjidhje”, është shprehur Haradinaj.